Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të nënkuptohet se largohen të gjithë ushtarët turq të KFOR-it nga Kosova

FATBARDH DEMA

Disa portale informative kanë publikuar dje (5 shtator) artikullin me titull ““Misioni u përmbush me sukses”- Ushtarët turq të KFOR-it nesër largohen nga Kosova”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen.

Titulli i këtij artikulli bën të kuptohet se bëhet fjalë për të gjithë ushtarët turq të KFOR-it, ndërsa në përmbajtje qartësohet se Turqia tërheqë nga Kosova ushtarët rezervë, të cilët erdhën në qershor të këtij viti në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas tensioneve të fundit në veri.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “Veriu.info” dhe “GazetaBlic.com”:

https://gazetablic.com/misioni-u-permbush-me-sukses-ushtaret-turq-te-kfor-it-neser-largohen-nga-kosova/

Ky artikull i publikuar nga portalet e lartcekura është marr nga Agjencia e lajmeve “Anadolu Agency” në seksionin në gjuhën shqipe.

Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga “Anadolu Agency”, dhe ka vërtetuar se në titullin specifikohet se bëhet fjalë për tërheqjen e trupave rezervë të ushtarëve turq të KFOR-it. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar nga Anadolu Agency, i përkthyer në shqip


Pra, portalet informative në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin e marr nga Anadolu Agency, të cilës i kanë vënë titull jo adekuat.

Duke i vënë në titull fjalën “ushtarët” në shumës, lë të nënkuptohet se bëhet fjalë për largimin e të gjithë ushtarëve turq.

Përveç, në Anadolu Agency, njoftimi për tërheqjen e trupave rezervë të ushtarëve turq të KFOR-it nga Kosova, është gjetur edhe në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative në Kosovë kanë publikuar njoftimin për tërheqjen e trupave rezervë të ushtarëve turq të KFOR-it nga Kosova.

Por në titull kanë lënë të kuptohet se bëhet fjalë për të gjithë ushtarët turq në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere