Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i Zelenskyy-t me svastikën në fanellë është foto-montazh

HIBRID

Pas pushtimit rus të Ukrainës, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi në të cilën shihet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke e mbajtur në duar fanellën e kombëtares ukrainase të futbollit me simbolin nazist (svastika/kryqin e thyer).

Ky imazh tani është përdorur edhe nga lexuesit shqipfolës, i postuar një koment të artikullit të publikuar nga portali “Albanian Post”. Një lexues ka postuar këtë imazh të presidentit ukrainas me fanellën e kombëtares së Ukrainës, ku shihet simboli nazist.

Megjithatë, kjo fotografi është e montuar. Hibrid.info përmes hulumtimit të kryer ka arritur të gjejë fotografinë autentike, të postuar nga vetë presidenti ukrainas në llogarinë e tij zyrtare në Instagram duke e mbajtur fanellën me numrin 95.


Fotografia e montuar


Fotografia origjinale


Fotografinë e postuar në Instagram nga presidenti ukrainas Zelensky mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Një imazh me fotografinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyyt i cili mban në duar fanellën e kombëtares së Ukrainës në futboll me simbolin nazist, është shpërndarë në rrjete sociale.

Kjo fotografi është postuar edhe nga një lexues shqipfolës, i cili në një artikull të mediumit online “Albanian Post” e ka publikuar atë. Megjithatë, kjo fotografi është e montuar.

Hibrid.info pasi ka hulumtuar përmes makinave online dhe rrjeteve sociale, ka arritur të gjejë fotografinë origjinale të publikuar nga vetë presidenti ukrainas, i cili mban fanellën e kombëtares me numrin 95.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere