Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e… Të fundit | Rishikimi i javës: Keqinterpretimi i deklaratës së Lutfi Hazirit për koalic… Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se Thaçi po lufton me jetën pas problemeve shëndetësore

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh ku shfaqet portreti i Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, me mbishkrimin që pretendon se ai po lufton për jetën për shkak të problemeve shëndetësore.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (18 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “pogra..2”.

A është i vërtetë pretendimi?

Në bazë të raportimeve në media, Hibrid.info ka mësuar se Thaçi vërtet nuk ka marrë pjesë dje (18 shkurt) në seancë gjykimi për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo, sipas këtyre raportimeve, është konfirmuar nga Zyra për Informim e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (shih këtu, këtu dhe këtu).


Mirëpo, në këto raportime tregohet se nga DhSK nuk kanë folur për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit “për arsye të privatësisë” (shih këtu dhe këtu).

Në bazë të kërkimeve që hibrid.info ka bërë, është gjetur se llogaria në TikTok me emrin “pogra..2” e ka marrë një fotografi të publikuar në faqen në Facebook të televizionit “Klan Kosova”, në të cilën ka ndërhyrë duke ia ndryshuar përmbajtjen.

Pra, nga ajo që duket, publikuesi e ka prerë nga fotografia origjinale pjesën që tregon se postimi është bërë nga “Klan Kosova” dhe ka shtuar mbishkrimin që pretendon se Thaçi po lufton për jetën.

Edhe sot (19 shkurt) është njoftuar se Thaçi nuk është parë prezent në konferencën mbi ecurinë e çështjes së gjyqit ndaj tij dhe të tjerëve në Hagë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se ish-presidenti Thaçi po lufton me jetën e tij pas problemeve shëndetësore, nuk është i saktë.

Hibrid.info ka gjetur se Thaçi ka munguar në gjykim për arsye shëndetësore, por që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere