[email protected]
Titulli dhe fotografia nuk qartësojnë vendndodhjen e ngjarjes
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga të shtënat në një lokal”.

Në titullin e këtij artikulli nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Por, një gjë e tillë bëhet e ditur vetëm në përmbajtje të artikullit, ku përshkruhet se ngjarja ka ndodhur në Florida të SHBA-së.

Gjithashtu, fotografia e këtij artikulli nuk korrespondon me ngjarjen, pasi në të shihet shiriti i policisë i shkruar në gjuhën shqipe “SKENE KRIMI MOS KALO”.

Me këtë titull dhe fotografi të vendosur, mund të dezinformohen lexuesit, duke aluduar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë, pasi ky portal është kosovar dhe pjesën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë jashtë një klubi të bilardos në Hialeah në Florida. Lajmi u njoftua nga drejtori i policisë Miami-Dade Alfredo Ramirez III, raporton CNN.

Një Nissan Pathfinder i bardhë ndaloi para lokalit dhe tre persona të armatosur dolën dhe filluan të hapnin zjarr në turmën që ishte mbledhur për një koncert në vend, tha Ramirez.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/547210/dy-te-vrare-dhe-20-te-plagosur-nga-te-shtenat-ne-nje-lokal/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka ndodhur në Florida të SHBA-së, ndërsa në titull nuk sqarohet se për cilin vend bëhet fjalë. Po ashtu këtij artikull i është vënë fotografi, ku shihet shiriti me mbishktime në gjuhën shqipe.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën apo ndonjë vend shqipfolës, duke e ditur se shumica e lexuesve të këtij portali janë kosovarë dhe shqiptarë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others