Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi me pretendimin që paraqet shpërthim në Tel Aviv, u gjenerua me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Të shtunën, më 14 qershor, llogaria në Facebook “Investiguesi Shkrimor” publikoi një imazh ku shfaqen gjurmë të një shpërthimi dhe zjarri mes ndërtesave të larta, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Tel Aviv: pamje nga nata e mbrëmshme”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info vërtetoi se imazhi nuk është autentik, por është gjeneruar me ndihmën e inteligjencës artificiale.


Gjatë kërkimit të kundërt të imazhit të publikuar nga llogaria “Investiguesi Shkrimor”, u konstatua se asnjë burim i besueshëm nuk e kishte shpërndarë apo raportuar këtë imazh.

Ky imazh është shpërndarë gjerësisht nga një sërë faqesh dhe llogarish në media sociale, të cilat nuk konsiderohen burime të besueshme apo profesionale të informacionit. (këtu)

Më pas, imazhi u analizua përmes detektorit të përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale të platformës online Illuminarty. Sipas vlerësimit të këtij mjeti, me një probabilitet prej 88.3%, imazhi “ka gjasa të përmbajë elemente të krijuara nga inteligjenca artificiale ose të jetë një përmbajtje e rreme”. Ky rezultat përforcon dyshimet mbi autenticitetin e imazhit dhe sugjeron se ai është manipuluar ose prodhuar artificialisht me qëllim dezinformimi.

Imazhi u analizua gjithashtu përmes një tjetër platforme të specializuar për verifikimin e përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale “sightengine.com”, e cila vlerësoi me një probabilitet prej 82% se imazhi është gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Ky vlerësim përforcon më tej dyshimet mbi origjinën joautentike të imazhit.


Analiza:

Më 14 qershor, llogaria “Investiguesi Shkrimor” në Facebook publikoi një imazh që paraqet gjurmë shpërthimi dhe zjarri mes ndërtesave të larta, duke pretenduar se bëhet fjalë për pamje nga nata e kaluar në Tel Aviv.

Megjithatë, pas një procesi të verifikimit të fakteve, hibrid.info arriti në përfundimin se imazhi nuk është i vërtetë, por është krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës së saj, hibrid.info e klasifikon këtë imazh si “mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere