Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Osmani nuk do ta shkarkojë Dakën

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “breakingnews48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Presidentja Osmani vendos qe te shkarkoje VaIdete Daken nga KQZ”.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, vërehet se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Në përmbajtjen e këtij artikulli, vërehet se është vendosur një lajm i vjetër, i publikuar në janar të këtij viti, ku gjendet deklarata e njohësit të çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, i cili kishte treguar se a ka të drejtë që Osmani ta shkarkonte Dakën nga pozita e kryetarës së KQZ-së.

Pra, në tekst nuk gjendet asnjë vendim se Presidentja Osmani ka vendosur që ta shkarkojë Dakën, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “brekingnews48h.com”:

“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene p aprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një inst itucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë int egritetin. Në tr ansmetime të drejtpërdrejte u bë pr esion m arramendës nga Dr ejtorit të Zyrës për C ertifikimin e Subjekte P oIitike si dhe u toIerua dhe u ushtrua presion ndaj dr ejtorit të kësaj zyre”, tha Osmani.Por a ka të drejtë Osmani të shk arkojë VaIdete Dakën, nga po zita e të parës së KQZ’së?

Ja çfarë thotë BaraIiu:

“Çështjen e kompetencave të u shtruesit të detyrës së pr esidentit, Gj ykata Ku shtetuese në një vendim të saj e ka caktuar çka m undet dhe çka s’m undet. Aty janë të qarta por parimisht, në fakt çdo gjë që nuk është paraparë në atë vendim, i ciIi e zëvendëson K ushtetutën, nuk m und të bëhet, nga u shtruesi i detyrës për arsye se thjesht nuk janë paraparë detyrat me Ku shtetutën e tanishme ta ksativisht d etyrat se çka duhet të bëjë u shtruesi i d etyrës përveçse afatit gjashtë mujor të zëvendësimit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “breakingnews48h.com”:

https://breakingnews48h.com/?p=1575&fbclid=IwAR3nDVi4iXSliEF_BQPKX4PoeHWuhZXEPQ1XddhAHzcoHCZ3wqFA6jtKpEs
https://breakingnews48h.com/?p=1575&fbclid=IwAR3nDVi4iXSliEF_BQPKX4PoeHWuhZXEPQ1XddhAHzcoHCZ3wqFA6jtKpEs

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media.

https://indeksonline.net/baraliu-tregon-a-ka-te-drejte-vjosa-osmani-te-shkarkoje-valdete-daken-8/

https://gazetablic.com/mazllum-baraliu-tregon-a-ka-te-drejte-vjosa-osmani-te-shkarkoje-valdete-daken/

Analiza:

Portali i dyshimtë “breakingnews48h.com” ka publikuar një lajm të vjetër, të cilit i ka vënë titull të rremë në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime.

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook në faqen “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere