Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që paraqet sheshin e Kievit “Maidan” të shkatërruar, është realizuar në vitin 2014

FATBARDH DEMA

Mediumi online “Kosovapost.net” ka publikuar sot (25 gusht) një artikull lidhur me sulmet ajrore me raketa dhe drone ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, të cilit i ka vënë fotografi jo adekuate.

Pas hulumtimit të hibrid.info përmes makinave digjitale të kërkimit, është vërtetuar se në këtë artikull është vënë fotografi jo adekuate, pasi e njëjta nuk paraqet agresionin rus që aktualisht po ndodhë në Ukrainë, por është realizuar në protestat e vitit 2014 në Kiev.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:


Fotografia sjell imazhe të sheshit të Pavarësisë apo siç njihet ndryshe si sheshi “Maidan”.

Imazhi në të majtë është i Sheshit të Pavarësisë në Kiev përpara trazirave gjatë revolucionit Euromaidan kundër pushtetit të ish-Presidentit të Ukrainës – Viktor Yanukovych, ndërsa në anën e djathtë imazhi paraqet gjysmën e këtij sheshi të dëmtuar.

Fotografia është realizuar nga Olga Yakimovich për Reuters në vitin 2014. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

“Kosovapost.net” në një artikull të publikuar lidhur me disa sulme ajrore ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ka përdorur një fotografi të vjetër të sheshit “Maidan” në Kiev, i cili shihet i shkatërruar.

Pas hulumtimit nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk është aktuale dhe e njëjta është shkrepur në shkurt të vitit 2014 gjatë revolucionit “Euromaidan” kundër pushtetit të ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Bazuar në faktet e verifikuara nga hibrid.info, rezulton se përmbajtja e këtij postimi është “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere