[email protected]
Titujt nuk sqarojnë se në plazhin e cilit vend është gjetur trupi i pajetë i një foshnje
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (11 korrik) një artikull me titull “Gjendet trupi i një foshnje të pajetë në plazh”.

Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Roda de Bera, një qytet bregdetar në Bregun e Artë të Spanjës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “artistetshqiptar.life”, “newz1.com” dhe “asutimes.com”:

https://artistetshqiptar.life/?p=388&fbclid=IwAR39UkTdpZDR-zaq4nCkDhst4bN9jPtsU0DVBF8sNhHV7cvUFdID3Zww4AM
https://newz1.com/gjendet-trupi-i-nje-foshnje-te-pajete-ne-plazh/?fbclid=IwAR3qae1lpde1H_DlA_Cr9IqvoUfZqGsmpapexApca-2t0s2pCtkhhGQoQgU
https://asutimes.com/gjendet-trupi-i-nje-foshnje-te-pajete-ne-plazh/?fbclid=IwAR2wotk2WLHONzGvJellGY0ySnzwb7RJpyqv53tOAg4-XuPz88BGro7kW-Q

Ky artikull i publikuar nga portalet e dyshimta është shpërndarë në shumë faqe në Facebook, të cilat numërojnë qindra mijëra ndjekës. (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)

Secila nga këto faqe, në mbishkrimin e këtij artikulli bëjnë thirrjen “Për lajmin e plotë klikoni në komentin e parë”, ku edhe është publikuar artikulli. (shih fotografitë më poshtë)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Spanjë, hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin e publikuar në mediumin spanjoll “Telecinco.es”. (shih këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se portalet dyshimta kanë publikuar një artikull në lidhje me gjetjen e një trupi të një foshnje të pajetë në një plazh të Spanjës, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Ky artikull më pas u shpërnda edhe në Facebook nga disa faqe, të cilat në përshkrim të postimit kërkonin nga lexuesit që për lajmin e plotë të klikojnë në artikull.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others