Të fundit | Pretendim i rremë se pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro Të fundit | Konkurs i rremë pune Të fundit | Narrativa për “politikë antiserbe” dhe “fajësimin kolektiv të serbëve” në p… Të fundit | Eksodi i debatit nga televizioni Të fundit | Gazetari amerikan Roberts nuk ka folur për zhvillimet politike në Kosovë Të fundit | Pretendohet pa fakte se shqiptarët plaçkitën shtëpinë e një familjeje serbe… Të fundit | Konsensusi shkencor vlerëson se autizmi nuk lidhet me vaksinat (MMR) kundër… Të fundit | Rezultate të një matjeje të pakonfirmuar të opinionit publik Të fundit | Pretendim i rremë se Kurti dhe Vuçiq janë së bashku në Armeni Të fundit | Narrativa në mediat serbe se "Kurti provokon serbët me xhaminë në nisje të…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli ka përmbajtje sqaruese për vetitë e hithit, por jo edhe shpërblim

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “seedoof.com” ka publikuar dje (18 tetor) një artikull me titull “Futu në lajm dhe qëlloja emrin kësaj bime, shpërblimi 300 euro”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky portal i dyshimtë ka vënë titull mashtrues që nuk korrespondon me përmbajtje. Në përmbajtje gjendet një përshkrim i hithrave dhe disa vetive të kësaj bime por jo edhe mundësia për të përfituar “300 euro”, siç pretendohet rrejshëm në titull.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “seedoof.com”:

Lulëzon nga pranvera në vj.eshtë dhe është një shtesë e shkëlqyeshme për maka.ronat dhe rizoton, por është më e popullari,zuara si një supë. Në çfarë.do forme që ta konsumoni, hithra nuk ka nevojë të gatuhet shumë, mjafton th,jesht ta avulloni për 2-3 minuta. Kjo do të ruajë maks.imalisht vetitë e saj ushqyese dhe shëruese. Çfarë thotë shke,nca për këtë bimë, cilat janë efektet e saj të do.bishme?


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “seedoof.com”:

https://seedoof.com/2022/10/18/futu-ne-lajm-dhe-qelloja-emrin-kesaj-bime-shperblimi-300-euro/?fbclid=IwAR1OGqUYrObZm7NYHnb7-7YPyuch1H1V7b2-0vRPz6JV1LGnjmVbMYa7a-o

Këtë artikull me titull mashtrues e ka publikuar edhe në Facebook faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar më 29 shtator edhe nga dy portale tjera të dyshimta “zenews1.com” dhe “sitenewspaper.com”, të cilat në titull kanë pretenduar rrejshëm për një shpërblim prej 500 eurosh. (shih këtu dhe këtu)


Gjithashtu, artikujt e publikuar nga këto dy portale të dyshimta janë shpërndarë atëkohë edhe në Facebook nga faqet si “Lajme Fresh24” dhe “Shqip”, të cilat kanë grumbulluar qindra komente. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në vitin 2016 nga portali informativ “Kosova-sot.info”, i cili tregon për vetitë shëruese të kësaj bime, si dhe përgatitja e një supe me të. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të vitit 2016 me vetitë shëruese të hithrave, të cilit i kanë vënë titull mashtrues me pretendimin se kush e gjen emrin e kësaj bime do të marr shpërblim prej 300 dhe 500 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere