[email protected]
Ish-gjenerali serb pretendon se UÇK është krijuar nga perëndimorët, pa u bazuar në fakte
shape
shape
shape

Ish-gjenerali serb, Vladimir Lazareviq në një intervistë për portalin në gjuhën serbe, “Kosovo-online.com” ka pretenduar se ndërkombëtarët kanë krijuar UÇK-në, dhe se sipas tij, Gjykata Speciale nuk do të dënojë asnjë shqiptar për krime të rënda.

Këto pretendime Lazareviq i ka bërë duke mos u bazuar në asnjë fakt, por vetëm sipas bindjeve të tija. Pretendimet e tij Lazareviq i bëri në kuadër të një interviste për mediumin në në gjuhen serbe, “Kosovo-online.com”. Të njëjtat pretendime të këtij ish-ushtaraku serb, të akuzuar për krime lufte janë shpërndarë edhe nga disa media në gjuhën shqipe nga Kosova.

Pjesë nga intervista e Lazareviq ku flet për UÇK-në dhe Gjykatën Speciale, e përkthyer në gjuhën shqipe:

“Për 20 vjet e më shumë, nën kujdesin e mentorëve të tyre, ata kanë përhapur historinë se ata janë pa mëkat, se Serbia është përgjegjëse për gjithçka, dhe tani papritmas gjykata që është e tyre ka akuza të rënda ndaj ish-presidentit të tyre, kryeministrit dhe zyrtarë të ndryshëm. Ata që mbeten pas, po përpiqen, nga njëra anë, ta ulin atë presion dhe t’i ndihmojnë ata kriminelë, dhe nga ana tjetër, presioni ndërkombëtar është i tillë që ata nuk do të lejojnë që UÇK-ja dhe anëtarët e saj të dënohen për disa krime të rënda. Sepse ata vetë krijuan UÇK-në”, tha Lazareviq.

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosovo-online.com:

https://www.kosovo-online.com/intervjui/ekskluzivno-ii-lazarevic-ostao-je-neizvrsen-jedan-zadatak-vracanje-vojske-na-kosovo-1-3?fbclid=IwAR0mrhFDVrH-F7ZbQrH115B9Jy_07Gch7-Y6UYJjK1linKJqiWoXqT9EpAE

Më poshtë mund të gjeni intervistën e Lazareviqit të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe:

https://gazetablic.com/ish-gje0nerali-serb-nderkombetaret-krijuan-uck-ne-gjykata-speciale-nuk-do-te-denoje-asnje-shqiptar/?fbclid=IwAR15QUvry0pXMC5RtWs4Nq3Bs25JHxsy5Frl7Gc1V6CuqGZ9YsX0qaZmFlg

https://www.arbresh.info/lajmet/ish-gjenerali-serb-nderkombetaret-krijuan-uck-ne-gjykata-speciale-nuk-do-te-denoje-asnje-shqiptar/


Analiza:

Deklarata e Lazareviqit rreth krijimit të UÇK-së dhe Gjykatës Speciale janë pretendime të pabazuara në asnjë fakt. Ish-gjenerali serb, përmes kësaj interviste ka pretenduar ta paraqesë një “skenar të fshehtë” të aleatëve perëndimorë (Gjermani, Francë) rreth krijimit të UÇK-së, por pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Hibrid.info pas verifikimit ka vlerësuar këtë deklaratë të Lazareviqit si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others