Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është e vërtetë që Kanadaja do të fillojë eutanizimin për qytetarët e lënduar nga vaksinat anti-COVID-19

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje që pretendon se Kanadaja do të fillojë eutanazimin (vdekjen e vullnetshme) të miliona qytetarëve që pretendohet se janë lënduar nga vaksina COVID-19.

Pretendimi është dhënë me anë të një imazhi të publikuar dje (28 tetor) në Facebook, nga llogaria me emrin “Investiguesi Shkrimor”, të cilit ia ka vendosur mbishkrimin me këtë pretendim.

Cila është e vërteta?

Në Kanada, kohëve të fundit është duke u diskutuar çështja e zbatimit të ligjit për eutanazinë. Kriteret ligjore të Kanadasë kërkojnë një arsye mjekësore për eutanazinë – një diagnozë fatale ose dhimbje të padurueshme – por raportet e komitetit të ekspertëve kanadezë tregojnë raste në të cilat njerëzit janë eutanazuar bazuar në faktorë të tjerë, duke përfshirë një “nevojë të paplotësuar sociale” (KËTU).

Sipas kërkimeve që ka bërë Hibrid.info, del se rishtazi një burri nga Ontario, Kanada, i është aprovuar eutanazia për “sindromën kontroverse të vaksinimit pas COVID-19” (KËTU).

Hibrid.info me anë të motorit online të kërkimit “Google” ka gjetur disa artikuj të publikuar nga mediat në gjuhën angleze: “theguardian.com” dhe “apnews.com”, ku vihen në dyshim zbatimi i ligjit për vdekjen e vullnetshme dhe arsyet që çojnë njerëzit në marrjen e këtij vendimi në shtetin e Kanadasë (shih këtu, këtu dhe këtu).

Kanadaja nga viti 2016 ka legalizuar vetëvrasjen e asistuar, vdekja e të cilëve ishte e parashikueshme në mënyrë të arsyeshme (shih këtu).

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se në vitin 2019, u vlerësua se ligji nuk mund të kufizonte eutanazinë vetëm për individët, vdekja e të cilëve ishte e parashikueshme në mënyrë të arsyeshme (shih këtu).

Ky ligj ndalonte sëmundjet mendore të konsiderohen si një gjendje e rëndë dhe e pandreqshme, por ky ndalim fillimisht ishte caktuar të skadonte më 17 mars 2024. Më 2 shkurt 2023, qeveria kanadeze prezantoi legjislacionin për të zgjatur përjashtimin e përkohshëm të përshtatshmërisë në rrethanat kur një gjendje e vetme mjekësore themelore e personit është një sëmundje mendore për një periudhë njëvjeçare, deri më 17 mars 2024. Në vitin 2024, kjo u shty më tej deri në vitin 2027. Pas kësaj date, personat me një sëmundje të rëndë mendore refraktare do të kenë të drejtë për ndihmë mjekësore për të vdekur, duke iu nënshtruar çdo ndryshimi të mëtejshëm të ligjit ose ndonjë rregulloreje të re (shih këtu).

Por, në asnjë rast hibrid.info nuk ka gjetur fakte se Kanadaja ka marrë vendim për zbatimin e procesit të eutanazisë për personat “e lënduar” nga vaksinat kundër virusit COVID-19.


Analiza:

Pretendimi se Kanadaja do të fillojë eutanazimin (vdekjen e vullnetshme) të miliona qytetarëve të lënduar nga vaksina kundër COVID-19, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se ekzistojnë dyshime mbi zbatueshmërinë e ligjit që e lejon vetëvrasjen e asistuar në Kanada, por nuk ka dëshmi se ky shtet ka nisur zbatimin e ligjit mbi arsyet e pretenduara.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere