[email protected]
Nuk argumentohet dilema se Talat Xhaferi dhe Dibran Tahiri “janë diçka mes vete”
shape
shape
shape

Portal i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull që ngjallë dilemën se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe aktori kosovar, Dibran Tahiri, kanë lidhje familjare.

Këtë pretendim të bërë në titullin “A e keni ditur se çka janë mes vete Dini i “Familjes Moderne” dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë”, ky portal me përmbajtje në gjuhën shqipe, e ka bërë duke u bazuar në ngjashmërinë e tyre në dukje.

Por, titulli i artikullit nuk sqarohet në përmbajtje. Në fakt, në përmbajte bëhet vetëm një përshkrim i ngjashmërive në aspektin e fizionomisë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/a-e-keni-ditur-se-cka-jane-mes-vete-dini-i-familjes-moderne-dhe-kryetari-i-kuvendit-te-maqedonise/?fbclid=IwAR0bpNjsZ75oA71Zc2nr4wy7BaxIkP4WJEOS4uvqhySgaIFT0FdB9T9nBfY

Pjesë të përmbajtës së artikullit:

A e keni ditur se çka janë mes vete Dini i “Familjes Moderne” dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë

Talat Xhaferi ia këput krytë Dibran Tahirit.

Kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ngjan shumë më aktorin kosovar, Dibran Tahiri.

Aktori kosovar i njohur, Dibran Tahiri, së voni, identifikohet me serialin “Familja Moderne” ndërkohë Xhaferi është ish-ushtarak dhe politikan i njohur në skenën politike të Maqedonisë.


Nga trajtimi i bërë nga hibrid.info këtij artikulli, shihet se autori nuk ka përdor asnjë fakt për argumentuar pretendimin e bërë në titull.

Hibrid.info ka hulumtuar biografinë e këtyre dy figurave dhe ka gjetur se nuk kanë ndonjë ndërlidhje në aspektin e origjinës. Xhaferi, sipas të dhënave të publikuara në faqen Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ka lindur në fshatin Forinë të komunës së Gostivarit (këtu). Ndërsa, sipas faqes së enciklopedisë online “Wikipedia”, aktori Dibran Tahiri, është lindur në Mitrovicë (këtu).


Ndërsa, edhe pas një hulumtimi të thellë në të dhënat e hapura digjitale, përmes makinave online të kërkimit, nuk është arritur të gjendet asnjë artikull apo publikim kredibil që dëshmon ndonjë ndërlidhje mes këtyre dy figurave. Artikujt e vetëm që janë të disponueshëm nga disa mediume online, të publikuara vite më parë, që flasin për këto dy personalitete, përshkruajnë vetëm ngjashmërinë e tyre fizike, pa ndonjë pretendim për ndonjë ndërlidhje familjare mes tyre. (shih publikimet këtu dhe këtu)


Analiza:

Nga trajtimi dhe analiza e bërë ndaj këtij artikull, rezulton se pretendimi i bërë është i rremë.

Pra nuk dëshmohet se Talat Xhaferi dhe Dibran Tahiri “janë diçka mes vete” siç pretendohet në titull.

Për këtë arsye, bazuar në metodologjinë e hulumtimit, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others