[email protected]
Artikull tërësisht i rremë: Nuk do të ketë lirim të qarkullimit pa teste e pa karantinë
shape
shape
shape

Portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter.com” dhe “Lajmet.trendliveg.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se është caktuar data kur mund të kalohen kufijtë pa teste për Covid-19 dhe pa pasur nevojë për karantinë.

Hibrid.info ka trajtuar e vetifikuar faktet e prezantuara në artikullin e publikuar nga këto dy portale të dyshimta dhe ka parë se ato janë të sajuara, pasi në përmbajtje nuk ka ndonjë informacion lidhur me pretendimin e bërë në titull.

Gjithashtu, Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit lidhur me këtë lajm dhe nuk është gjetur asnjë artikull i tillë i publikuar nga mediat kredibile, dhe i njëjti duket se është shkruar nga një autor që ka për qëllim dezinformimin e lexuesve.


Artikulli i plotë i publikuar në këto portale të dyshimta:

Vjen lajmi i madh: Erdhi data e kufijve pa test, pa karantinë, pa asgjë

Tanimë pa pikë dy shimi, po pra pa asnjë pikë dy shimii për datën e kufijve pa test, e pa karantinë e pa asgjë,

sepse BE-ja na jep këtë gëzim që ta gëzojmë të gjithë njerëzimi, posaqërisht diaspora do ta gëzon këtë lajmërim dhe ata që do të punojnë në Evropë.

Pra, Bashkimi Evropian, ka mbajtur një mbledhje dhe ka vendosur që ta jep datën në kajmak, e me gjithë datë të na jep edhe këto 2 mundësi për të gjithë ata kufijë të Evropës që njerëzit dëshirojnë t’i kalojnë pa asnjë fr ikë.


Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://banglarreporter.com/archives/6369?fbclid=IwAR153QNSSmiuVBuQ5JqUbOqPXxi8DWyH97LvOy5aVBGEK4Zkna-h_DxmWkg
https://banglarreporter.com/archives/6369?fbclid=IwAR153QNSSmiuVBuQ5JqUbOqPXxi8DWyH97LvOy5aVBGEK4Zkna-h_DxmWkg

https://lajmet.trendliveg24.com/w/2022/01/27/vjen-lajmi-i-madh-erdhi-data-e-kufijve-pa-test-pa-karantine-pa-asgje/?fbclid=IwAR3npUOtfyHNTRSLyuSVZbfSpzlKOhmxL9YRadwtunhpqv5rCHSo9AEpxQQ


Ky artikull i sajuar është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “Gazeta Aktive”, “33shi.com”, “Gazeta Arberia” dhe “Gazeta Arbëria”, të cilat mund t’i gjeni këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Ky artikull i publikuar nga këto portale të dyshimta përmban titull dhe përmbajtje të rreme, i cili është krijuar vetëm që të tërheqë sa më shumë lexuesit të klikojnë në të.

Hibrid.info gjatë kërkimit dhe hulumtimit të bërë, nuk e ka gjetur këtë artikull të publikuar nga ndonjë medium kredibil.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others