Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ja pse postimet që pretendojnë se “vaksinat kundër COVID-19 kanë për qëllim shpopullimin”, janë të pavërteta

HIBRID

Postimet me informacion se vaksinat COVID-19 janë një plan për depopullim, të cilat po shpërndahen së fundi në rrjetet sociale, rezultojnë të jenë të pavërteta. Dëshmitë e deritanishme kanë treguar se vaksinat COVID-19 kanë çuar në një rënie të vdekjeve dhe sëmundjeve të rënda përgjatë gjithë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksti i këtyre postimeve me më shumë se 1,200 pëlqime dhe 5,000 shpërndarje thotë: “Imagjinoni një plan shpopullimi kaq djallëzor dhe kaq perfekt, sa që mund të ndodh pa u marr fare vesh? Apo edhe më mirë, ta bëni tufën të injorojnë fatin e tyre dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në të? Tani po e shikoni në kohë reale”.

Vegëzat e këtyre postimeve:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=628157314825339&set=a.105231647117911&type=3&theater

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10226666308866761&set=a.1114153336915&type=3&theater


SHBA e kanë vuajtur disa valë të sëmundjes me një total prej 605,480 jetësh të humbura që nga fillimi i vitit 2020. Në kulmin e epidemisë amerikane në janar 2021, më shumë se 3,300 njerëz vdisnin mesatarisht çdo ditë. Një total prej 33,940,575 rastesh janë raportuar, sipas një analize të Reuters për të dhënat e shtetit dhe qarkut (që nga 7 korriku 2021) (këtu).

Rastet COVID-19 të SHBA-së janë rritur rreth 11% gjatë javës së kaluar, pothuajse tërësisht midis njerëzve që nuk janë vaksinuar, thanë zyrtarët më 8 korrik 2021, ndërsa varianti shumë infektues Delta bëhet lloji dominues i koronavirusit në vend (këtu). Rreth 93% e rasteve COVID-19 kanë ndodhur në qarqe me norma vaksinimi më pak se 40%, tha drejtoresha e Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Rochelle Walensky.

Mirëpo, vdekjet kanë shënuar rënie që kur filluan përpjekjet e vaksinimit në vend (këtu), por disa vdekje të fundit i janë atribuar variantit të ri, më të rrezikshëm Delta (këtu). Ekspertët vazhdojnë të këshillojnë që ata që janë të vaksinuar të jenë më të mbrojtur nga varianti Delta (këtu).

Pothuajse të gjitha vdekjet dhe hospitalizimet në të gjithë vendin (SHBA) kanë ndodhur tek personat e pavaksinuar, tha Jeff Zients, i cili drejton ekipin e përgjigjes COVID-19 të Shtëpisë së Bardhë. Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), tha për një intervistë në televizionin amerikan NBC më 4 korrik 2021, se 99.2% e vdekjeve të fundit nga COVID-19 ishin midis atyre që nuk ishin vaksinuar, duke quajtur vdekje “Të shmangshme dhe të parandalueshme”. (këtu, në 6:50).

Artikulli i plotë i Reuters (këtu).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere