[email protected]
Lija e Majmunëve po vazhdon të përdorët për publikimin e pretendimeve manipuluese
shape
shape
shape

Mediumi online “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Konfirmohet rasti i parë me Lijën e majmunit”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi nuk tregon se në cilin shtet është konfirmuar rasti i parë me “Linë e Majmunëve”.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti i parë me “Linë e Majmunëve” është konfirmuar në shtetin e Greqisë.

Duke ditur se portali “Kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky rast ka të bëjë me shtetin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Konfirmohet rasti i parë me Lijën e majmunit

Mediat greke kanë bërë të ditur se është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit në shtetin fqinj.

Autoritetet greke shëndetësore bën të ditur mbrëmjen e së mërkurës se një person, i cili ishte kthyer së fundmi nga Portugali, ka shfaqur të gjitha simptomat e lisë së majmunit. Aktualisht, ai është shtruar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/623585/konfirmohet-rasti-i-pare-me-lijen-e-majmunit/?fbclid=IwAR0xrRTAPdtFqKqkQkUwfXmzlZcgsLui615fC4Wp7J9aKRhVv4cFEk6ivoA


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikull që tregon se Greqia ka konfirmuar rastin e parë me “Linë e Majmunëve”, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se në cilin shtet ka ndodhur ky rast.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se është konfirmuar rasti i parë me “Linë e Majmunëve” në Kosovë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others