Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kanali rus në Telegram pretendon rrejshëm se FSK-ja ka prezantuar dronin “SKIFTERI K1”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Kanali në gjuhën ruse në Telegram “Белорусский силовик” ka publikuar një përmbajtje përmes së cilës pretendon se “Forcat e Sigurisë së Kosovës ka prezantuar dronin luftarak SKIFTERI K1, të zhvilluar brenda vendit”.

E njëjta përmbajtje më pas u publikua nga rrjeti propagandistik rus “Pravda”, si dhe në një ueb-faqe ruse “podolyaka.ru”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka konstatuar se droni që shfaqet në këto pamje nuk u prezantua nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), por nga një kompani private në Kosovë.


Rreth dronit “SKIFTERI K1”

Të dielën (18 janar), në media sociale dhe në media u shpërnda një video që pretendohet se paraqet dronin kamikaz të prodhuar në Kosovë, “SKIFTERI K1”, duke u lansuar dhe goditur një cak.

Personi që thotë se qëndron prapa tij, Ridvan Aliu, tha se me këtë testim është vërtetuar se Kosova është gati të godasë nga ajri në distancë 1000+ kilometra (km) larg.

Testohet SKIFTERI K1 nga njëri prej klientëve tanë me saktësi maksimale: Fluturim: 7h 12 min, distancë: 1124 km, ngarkesë: 42 kg (i armatosur)”, shkroi Aliu në Facebook.

Sipas Aliut, që është themelues i “Future Minds Academy” nga Gjilani, kompani e cila, bashkë me “MIGA SkyShield MAR” (po ashtu nga Gjilani), thonë se janë prodhuesit e këtij droni, fluturakja pa pilot ka arritur të fluturojë me sukses për 1124 kilometra, rrugëtim ky i përshkuar për 7 orë e 12 minuta.


Pra, pretendimi se droni u prezantua nga FSK, është i rremë.


Të enjten (22 janar), hibrid.info ka publikuar një artikull mbi videon e dronit “SKIFTERI K1”, ku trajtohet ajo që dihet deri më tani dhe çfarë mbetet e paverifikuar. (shih këtu)


Analiza

Një kanal në gjuhën ruse në Telegram, më pas rrjeti propagandistik rus “Pravda” në gjuhën shqipe dhe ueb-faqja “podolyaka.ru”, kanë publikuar një përmbajtje duke pretenduar se një dron i quajtur “SKIFTERI K1” është prezantuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron, pasi droni nuk është prezantuar nga FSK-ja, por nga kompani private në Kosovë.

Videoja e shpërndarë më 18 janar paraqet pamje të një testimi të atij që thuhet se është droni “SKIFTERI K1”, për të cilin Ridvan Aliu, themelues i “Future Minds Academy”, ka deklaruar se është zhvilluar nga kjo kompani në bashkëpunim me “MIGA SkyShield MAR”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere