Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër: Kosovarët nuk do të paguajnë më shumë për regjistrimin e automjeteve

HIBRID

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Kosovarët nga 1 shtatori do të paguajnë më shumë për regjistrim të veturës, kjo është shuma”.

Hibrid.info pas kryerjes së kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, si dhe lajmi është i vjetër, i publikuar më 14 korrik të këtij viti.

Lajmi ka të bëjë me vendimin e Ministrisë Mjedisit, Planifikimit Hapësinorsë dhe Infrastrukturës, ku qytetarët obligoheshin të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre, për identifikim më të lehtë të veturave që kanë të kryer kontrollin teknik, e këto tiketa do t’u kushtonin shoferëve nga 5 euro.

Megjithatë, ky vendim tashmë është pezulluar, pas raportimeve në media (këtu) të cilat pretendonin se ishin identifikuar parregullsi në procesin e tenderimit në këtë ministri. Megjithatë, vendimi për pezullim nga autoritetet e kësaj ministrie, u arsyetuar se ka ndodhur “për të kursyer qytetarët”.(pezullimi i vendimit këtu)

Pra, shoferët në Kosovë nuk do të paguajnë më shumë për regjistrim të veturës nga muaji shtator, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në disa portale të dyshimta.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si: “gazetaplisi.com”, “newstoday74.com” dhe “konakushqiptar.com”:

https://gazetaplisi.com/2021/08/05/kosovaret-nga-1-shtatori-do-te-paguajne-me-shume-per-regjistrim-te-vetures-kjo-eshte-shuma/?fbclid=IwAR0W58FHie29mjRZbXPuD-a-jjvWLXfbgZbEL82IOXL2EZSuXxmsmmNGtgQ
https://newstoday74.com/2021/08/05/kosovaret-nga-1-shtatori-do-te-paguajne-me-shume-per-regjistrim-te-vetures-kjo-eshte-shuma/?fbclid=IwAR2mvLEv-Fct_oMBb_TCOthBXy0KDt9Ang_zMqutiEBVQlEOtbCSM0AtNt0
https://konakushqiptar.com/web/news/924?fbclid=IwAR3vItNcj8BN9cbT6GQO175XxB5Z-S6DnI_k2x8ra9bVWGomRbxRWUnTTxc

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive”, “Në Kohë” dhe “Gazeta Arbëria”.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/189006039936088

https://www.facebook.com/nekohe/posts/188793166615251

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/3989617507809357


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (14 korrik 2021) nga portali syri.net.

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/272098/pse-u-shtrenjtua-sigurimi-i-veturave-ne-kosove/?fbclid=IwAR30YDM3CnQ0A3h9fcdpZTWBf2n4rnvd2hZrPitkQthWljWibLFUmD1sams


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë publikuar një lajm të vjetër të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Ky artikull u postua edhe në Facebook nga disa faqe, të cilat kanë marrë reagime dhe komente të shumta.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere