Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Keqinformohen lexuesit me lajm të vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “Kujdes mërgimtarë: Në Serbi po qarkullon kjo veturë e policisë serbe, po provokon kosovarët për të rënë në dënime”.

Gjatë procesit të kontrollit të  fakteve, hibrid ka bërë hulumtimit përmes makinave të kërkimit, ku si rezultat gjeti se ky lajm është i vjetër dhe ngjarja ka të bëjë me verën e vitit 2019.

“Kosalb.net” ka marrë nje pjesë nga teksti i lajmit të publikuar më 21 korrik të vitit të kaluar, të cilin e ka publikuar si aktual, kështu duke dezinformuar lexuesit.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Kosalb.net”:

Kujdes mërgimtarë: Në Serbi po qarkullon kjo veturë e policisë serbe, po provokon kosovarët për të rënë në dënime

Fundjava po sjell mërgimtarë të shumtë në Kosovë. Për të hyrë në Kosovë në dy pikat kufitare, në Merdare dhe Dheu i Bardhë, mërgimtarët duhet presin afërsisht një orë, transmeton Gazeta Metro. Rruga të cilën e zgjedhin mërgimtarët për të ardhur në Kosovë është ajo që vije nga Sllovenia, për në Kroaci dhe më pas për të kaluar nga Serbia, për t’u futur në Kosovë.shty.pe reklam.en dhe shiko video.n

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Kosalb.net”:

https://kosalb.net/kujdes-mergimtare-ne-serbi-po-qarkullon-kjo-veture-e-policise-serbe-po-provokon-kosovaret-per-te-rene-ne-denime/

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1127423/apelon-mergimtari-ne-serbi-po-qarkullon-kjo-veture-e-policise-serbe-provokon-shqiptaret/

https://www.zeri.info/kronika/275524/apelon-mergimtari-ne-serbi-po-qarkullon-kjo-veture-e-policise-serbe-provokon-kosovaret/


Analiza:

Artikulli nga Kosalb.net është lajm i vjetër, i cili qëllimshëm është publikuar tani, në këtë kohën kur shumë bashkatdhetarë po e vizitojnë Kosovën , në prag të festave të fund-vitit. Në këtë mënyrë, ky portal nxitë klikimet, duke synuar që të përfitojë nga shtimi i aktivitetit online. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë”.

Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere