Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Arrsetohet Milaim Zeka, ja arsyeja”.
Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky lajm del të jetë i vjetër dhe bëhet fjalë për arrestimin e Zekës më 26 shtator të vitit 2018, pasi i njëjti kishte kërcënuar prokurorin special, Afrim Shefkiu.
“Gazeta Aktive” ka publikuar qëllimshëm këtë lajm të vjetër, për ta paraqitur atë si aktual, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e lexuesve, në kohën kur tema e arrestimeve është ndër më të përfolurat në opinion, shkaku i procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-figurave kryesore të UÇK-së, në Gjykatën Speciale.
Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:
ARRE STOHET DEPUTETI MILAIM ZEKA JA ARSYEJA…
prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urëd hrin për arres timin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për shkak të kërc ënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.
Insajderi merr vesh se policia ka arre stuar sot Zekën ndërsa në ora 09:00 të mëngjesit e ka marrë atë në pyetje .
Pas intervistimit me vendim të prokurorit Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:
Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga portali “Insajderi.org”:
Analiza:
Artikulli i “gjithckafresh.info” është lajm i vjetër, të cilin ky portal i dyshimtë e ka publikuar qëllimshëm si aktual, në mënyrë që të dezinformohet audienca dhe përmes klikimeve të marra nga rrjetet sociale, të përfitohet materialisht. Ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.
Arsyetimi:
Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.
Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.