Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Videoja që shfaq hidrantin e zjarrfikësve në mes të rrugës nuk paraqet pamje nga Kosova

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari me emrin “Driton Gusia” ka publikuar më 27 mars në grupin publik “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, një video të faqes “A1TV” (këtu), në Facebook.

Videos e cila shfaq një hidrant të zjarrfikësve të vendosur në mes të një shtegu të biçikletave, i është vendosur mbishkrimi “Vetem nw Kosove!”, nga llogaria në fjalë.

Pas kontrollit nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet në video paraqesin një shteg të biçikletave në Koprivnicë të Kroacisë.


Vegëza video-materialit të publikuar në grupin “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” nga llogaria “Driton Gusia”: 

https://www.facebook.com/groups/3274980916154398/permalink/3679995102319642/?mibextid=oFDknk&rdid=wZdwP92Jr4BZ9lpH


Grupi publik “Vrojtueslit e lagjes — Prishtinë” në Facebook numëron 8 mijë e 500 anëtarë (shih këtu).


Pas kërkimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info e ka gjetur të publikuar të njëjtën video në një faqe me emrin “Podravski list” në Facebook në gjuhën kroate, me mbishkrimin që tregon se pamjet shfaqin një rrugë në Koprivnicë të Kroacisë (shih këtu).

Po ashtu edhe një artikull i gjetur në mediumin në gjuhën sllovene “n1info.si” në lidhje me videon në fjalë, njofton se shtegu i biçikletave me hidrantin e zjarrfikësve në mes, gjendet në Koprivnicë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se hidranti i zjarrfikësve në mes të një shteg të biçikletave është vendosur në një rrugë në Kosovë, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se videoja e shfaq pamje të marra nga një shteg i biçikletave në Koprivnicë të Kroacisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e paverifikuar”. 


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere