Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull, ku përmes titullit pretendohet se “kolona me autoblinda serbe është nisur në drejtim të kufirit me Kosovën”.

Hibrid.info ka analizuar faktet në këtë artikull nga ku është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar në maj të vitit 2019 dhe ka të bëjë me pretendimin e portalit serb “Alo”.

Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/4580?fbclid=IwAR2YehvZJsdlq2_ZvmUO1VBlyWAyT4VhP4HjJ1Uq9cGrJU7k0lUV2T92ESw

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës dhe në këtë postim ka grumbulluar numër të madh të reagimeve e komenteve.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/237778971725461


Ky artikull me këtë titull tendencioz është publikuar edhe gjatë muajit shtator nga portali tjetër i dyshimtë i quajur “infoshqip24.com”, i cili është verifikuar edhe atëherë nga stafi i hibrid.info.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e e këtij artikulli të kontrolluar nga hibrid.info më 7 shtator të këtij viti.


Këto portale të dyshimta këtë lajm të publikuar e kanë marrë nga “lajmi.net”, i cili në maj të vitit 2019 kishte publikuar këtë artikull duke iu referuar një pretendimi të portalit serb “Alo”, ku thuhej se një kolonë e automjeteve ushtarake serbe është nisur për në Kosovë.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (28 maj 2019) dhe i përkthyer nga media online “lajmi.net”:

https://lajmi.net/alo-kolona-me-automjete-ushtarake-serbe-niset-per-ne-kosove/


Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke e quajtur si “Lajmi i fundit”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në muajin shtator të këtij viti, nga portali tjetër i dyshimtë “infoshqip24.com”.

Nga kontrollimi i fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere