[email protected]
Kërkesa e Chollet-it për shmangien e veprimeve provokuese në veri, ishte për të dyja palët – Kosovën dhe Serbinë
shape
shape
shape

Disa mediume online në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (18 maj) një artikull me titull “SHBA paralajmëron Vuçiqin: Kujdes me provokimet ndaj Kosovës”.

Artikulli i referohet një bisede telefonike të Derek Chollet, këshilltar special i Departamentit të Shtetit, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Hibrid.info ka vërtetuar se ndryshe nga siç pretendohet në titull, këshilltari special, Chollet në bisedën telefonike me presidentin serb, ka kërkuar nga të dy palët e përfshira në dialogun e Brukselit, Kosovës dhe Serbisë, të shmangin provokimet në veri.

Kjo informatë sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Në një bisede telefonike të zhvilluar me të së fundi, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ia bëri të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiq se është e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “indeksonline.net”, “Veriu.info” dhe “Kosovanews.net”:

https://indeksonline.net/shba-paralajmeron-vuciqin-kujdes-me-provokimet-ndaj-kosoves/

https://kosovanews.net/politike/shba-paralajmeron-vuciqin-kujdes-me-provokimet-ndaj-kosoves/

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se këshilltari special i Departamentit të Shtetit, ka pasur biseda telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në dy postime të këshilltarit special amerikan, në Twitter, tregohet se nga telefonatat me dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, është kërkuar shmangia e provokimeve nga të dyja palët (shih këtu dhe këtu).


Postimi autentik i Chollet i shkruar në Twitter për bisedën telefonike me Kurtin:

Good talk with PM @albinkurti after negotiators’ meeting. Emphasized all parties should avoid provocative actions in north. Normalizing relations with Serbia via the EU-facilitated Dialogue & implementing the ASM will open doors for Kosovo, including eventual mutual recognition.

I përkthyer në shqip:

Biseda e mirë me KM @albinkurti pas takimit të negociatorëve. Theksova se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i AKS-së do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.


Postimi autentik i Chollet i shkruar në Twitter për bisedën telefonike me Vuçiq:

Good call with President Vucic on the need for progress on normalization with Kosovo. The U.S. continues to push for immediate progress on ASM and return of Kosovo Serbs to local institutions. Emphasized all parties should avoid provocative actions in the north.

I përkthyer në shqip:

Bisedë e mire telefonike me presidentin Vuçiq për nevojën për përparim në normalizimin me Kosovën. SHBA vazhdon të shtyjë për përparim të menjëhershëm në ASK dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet vendore. Theksova se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri


Analiza:

Është publikuar një artikull me titull që pretendon se SHBA-të kanë paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të ketë kujdes me provokimet ndaj Kosovës.

Pas të dhënave të gjetura, hibrid.info ka vërtetuar se SHBA-të, me anë të këshilltarit special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia, të shmangin provokimet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others