Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Këshilla shëndetësore me përmbajtje të pa verifikuar

HIBRID

Portali në gjuhën shqipe “the-living-media.com” ka publikuar një artikull me titull “Kujdes ku vini duart! Këto vende janë burim sëmundjesh”.

Në këtë artikull përmenden disa nga ambientet më të ndotura, të cilat janë dhe burim infeksionesh. Megjithatë, këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit.

Tani që jemi në kohë pandemie, lajme të tilla vazhdojnë të publikohen shumë shpesh, e që shumica nga to nuk i referohen asnjë studimi apo hulumtimi.

Një pjesë nga artikulli i publikuar në the-living-media.com:

Me përhapjen e COVID-19 është më e rëndësishme se kurrë të bëni kujdes se ku vini duart, megjithatë ky virus nuk është i vetmi burim sëmundjesh dhe papastërtie kështu që duhet të ruhemi nga të tjera viruse që sjellin probleme për shëndetin. Këto janë vëndet më të ndotura dhe janë burim infeksionesh nëse nuk kujdeseni për higjienën tuaj.

Fytyra juaj – Megjithëse mund të tingëllojë çuditshëm, fytyra mund të mbledhë shumë papastërti gjatë një dite. Sytë goja dhe hunda janë të ndjeshme ndaj çdo prekje që mund të bëni rreth tyre edhe nëse përdorni maskë. Kështu mundohuni të mos e prekni fytyrën tuaj me duar të palara.

Dorezat e dyerve: Edhe pse studiuesit besojnë se kontakti person me person ka më shumë gjasa ta përhapë Covid-19 sesa prekja e sipërfaqeve ekziston mundësia që atë ta merrni edhe nga sipërfaqet. Kështu për të qenë sa më të sigurtë, shtyjini dyert dhe dorezat me krah ose me bërryl kur është e mundur apo përdorni doreza.

Vegëza e artikullit të publikuar në the-living-media.com:

https://www.the-living-media.com/news/40712/kujdes-ku-vini-duart-keto-vende-jane-burim-semundjesh


Analiza:

Në këtë artikull mungon burimi i informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Për këtë arsye, ky shkrim kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere