Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka marrëveshje LDK-PDK për qeverisje e president

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Urime na qoftë koalicioni ‘Fitues’ mes LDK-së dhe PDK-së, Isa Mustafa President”.

Ky artikull përmban titull të rremë dhe nuk përputhet me tekstin. Në përmbajtjen e këtij shkrimi gjendet vetëm një pjesë e prononcimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, lidhur me deklaratën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për heqjen e vijave e kuqe të bashkëpunimit me PDK-në në përfshirje të një koalicioni të mundshëm qeverisës.

Ky prononcim i Veselit u bë me datë 29 shtator, ndërsa portali i dyshimtë “Specialja.com”, e përdori një pjesë të këtij prononcimi për të ndërtuar artikull të rremë me titull i sajuar.

Teksti i artikullit të publikuar në Specialja.com:

Urime na qoftë koalicioni ‘Fitues’ mes LDK-së dhe PDK-së, Isa Mustafa President

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur për heqjen e vijave të kuqe nga LDK.

Urime na qoftë Isa Mustafa President koalicioni ‘Fitues’ mes LDK-së dhe PDK-së nga data..?Ai ka theksuar se nuk është PDK ajo e cila ka vendosur apo ka hequr vija të kuqe.I pyetur nga gazetarët, ai tha se për këtë duhet të pyetet LDK-ja.Isa Mustafa ka theksuar se partia e tij ia ka hequr vijat e kuqe PDK-së./ Ju ftojmë ta hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2020/10/26/urime-na-qofte-koalicioni-fitues-mes-ldk-se-dhe-pdk-se-isa-mustafa-president/?fbclid=IwAR3L_-SnwwlGRrKMUSn6IYqDsASb1La5nwNX4833HJO67xjszus9FJF3a5Q

Më poshtë mund t’i shihni vegëzat e artikullit origjinal të prononcimit të Veselit me 29 shtator, të cilat u publikuar nga disa media online:

http://www.veriu.info/isa-mustafa-ia-hoqi-vijat-e-kuqe-pdk-se-vjen-kunderpergjigjja-e-kadri-veselit/
https://albaniannews.net/isa-mustafa-ia-hoqi-vijat-e-kuqe-pdk-se-vjen-kunderpergjigja-e-kadri-veselit/

Analiza:

Artikulli i Specialja.com përmban titull të sajuar, ndërsa përmbajtja nuk është e plotë dhe nuk korrespondon me titullin. Si rrjedhojë, ky artikull kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere