Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

KIA nuk do t’i dhurojë tri vetura për nder të 72-vjetorit, përmbajtja është mashtruese

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një postim me pretendimin se për nder të 72-vjetorit të KIA-s (markë automobilash), do të dhurohen tri vetura.

Ky postim u publikua në Facebook më 25 tetor nga faqja që mban emrin “????????????-????????????????????????’”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky postim është i rremë. Faqja e lartcekur nuk është zyrtare dhe fotografia e përdorur në këtë postim është marrë nga hapja e kompanisë së autorizuar të KIA-s në qytetin North Augusta në Kaliforni.


Përshkrimi i postimit:

Makinë falas

Në festimin e 72-vjetorit të Kia… Ekipi i Kia do të dhurojë në mënyrë të rastësishme 3 makina të reja. Ju lutemi zgjidhni ngjyrën e dëshiruar, për shembull “e bardhë”

Fituesit e përzgjedhur do të konfirmohen me mesazh privat.

fat të mirë


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info gjeti se fotografia është e vjetër (19 maj 2023), e shkrepur gjatë hapjes së kompanisë së autorizuar të KIA-s në North Augusta (Kaliforni). (shih këtu)


Përveç kësaj, faqja zyrtare e distributorit të autorizuar në Kosovë për shitjen e automjeteve KIA, “KIA Kosova” ka reaguar lidhur me këtë postim, të cilin e ka quajtur si “mashtrim”.

Po ashtu, faqja “KIA Kosova” ka bërë thirrje që për informacione të sakta të ndiqen vetëm llogaritë zyrtare. (shih këtu)

Hibrid.info ka vendosur të trajtojë këtë përmbajtje, pasi e njëjta deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 2 mijë reagime, afër 10 mijë komente dhe afër 7 mijë shpërndarje.


Analiza:

Një faqe në Facebook e quajtur “????????????-????????????????????????’”  ka pretenduar rrejshëm se do t’i dhurojë tri makina të markës KIA për nder të 72-vjetorit të kompanisë.

Faqja e lartcekur nuk është zyrtare, ndërsa fotografia e përdorur është e vjetër, e shkrepur në vitin 2023 gjatë hapjes së kompanisë së autorizuar të KIA-s në një qytet në Kaliforni.

Lidhur me këtë postim, ka reaguar edhe faqja zyrtare e distributorit të autorizuar në Kosovë për shitjen e automjeteve KIA, e cila përmes një postimi ka sqaruar se përmbajtja është mashtruese, si dhe ka bërë thirrje që për çdo informacion të ndiqen vetëm llogaritë zyrtare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere