Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi me titull “Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më modern krahasuar me vendet e rajonit”, rezulton të jetë i sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me titull “Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më modern krahasuar me vendet e rajonit”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se ky artikull nuk ka asnjë burim informacioni, si dhe nuk dihet se nga është marrë ky pretendim.

Nga hulumtimi i hibrid.info përmes makinës së kërkimit “google”, nuk ka arritur të gjejë një informacion të tillë të publikuar nga ndonjë medium kredibil.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

Po thuajse çdo ditë ndegjojmë lajme të reja për U shtrinë e Kosovës ku tregohet për ar matimin, ushtrimet dhe teknologjinë qe do e ketë në të ardhmën!

U shtria e Kosovës sipas komandantin të saj dihet se ka nënshkruar kontrata milionëshe me kompani Amerikane e Franceze për furnizim me pajisje të teknologjisë së fundit.

Vegëza e artikullitë të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/49391?33&fbclid=IwAR3RUBbgH5xpucUl37GNkTxJJmx6_7kjAwsSkcJCccD1k-wgx1f1p0H3A1Q
https://www.postlajme.net/49391?33&fbclid=IwAR3RUBbgH5xpucUl37GNkTxJJmx6_7kjAwsSkcJCccD1k-wgx1f1p0H3A1Q

I njëjti artikull është shpërndarë edhe më parë nga disa portale të dyshimta, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni më poshtë.

https://www.kosova-click.com/lajme/nga-amerika-ushtria-e-kosoves-do-ta-kete-armatim-me-modern-krahasuar-me-vendet-e-rajonit/

https://zenews1.com/nga-amerika-ushtria-e-kosoves-do-ta-kete-armatimin-me-modern-krahasuar-me-vendet-e-rajonit/?fbclid=IwAR31MpYdLazaGEd8nj4PZ2qd-fppqG7CyCTl29-TpEtMfmhxgQ5rbfrAfwk

Analiza:

Ky artikull posedon titull dhe përmbajtje të sajuar, ndërsa pas verifikimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave kërkuese dhe rrjeteve sociale, rezulton se ky informacion apo përmbajtje nuk ekziston dhe duket të jetë i sajuar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere