Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kjo nuk është letra zyrtare e dorëheqjes së Kurtit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një fotografi, për të cilën pretendohet se shfaq letrën e dorëheqjes së Albin Kurtit, nga pozita e kryeministrit në detyrë, të cilën ai i ka dërguar Avni Deharit, deputetit kryesues të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo përmbajtje është publikuar sot (19 prill) nga mediumi online, “gazetademos.com”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se nuk bëhet fjalë për një letër dorëheqjeje nga kryeministri Kurti, por për një model ilustrues i shpërndarë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku tregohet se si mund të dukej një dorëheqje formale e një ministri në detyrë apo e kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.


Pretendimi është publikuar edhe në Facebook, në faqen e këtij mediumi dhe në faqen e RTV 21 (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info ka gjetur një artikull të publikuar sot në mediumin, “klankosova.tv”, ku konfirmohet se Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizatë jo qeveritare, ka shpërndarë sot në Kuvendin e Kosovës një model se si mund të dukej një dorëheqje formale e një ministri në detyrë apo e kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës (shih këtu).

Letra është pa nënshkrim të Albin Kurtit, pa vulë zyrtare të institucioneve dhe pa simbole shtetërore, si stema apo logo institucionale.

Ky model është marrë nga mediumi, “gazetademos.com” dhe është publikuar si letër zyrtare e dorëheqjes së kryeministrit Kurti.

Hibrid.info gjeti se deri tani e vetmja letër dorëheqjeje zyrtare nga Kurti, është ajo e datës 15 prill, të cilën ai e ka dërguar te Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Kosovës, nga legjislatura e kaluar (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se kryeministri Albin Kurti i ka dërguar sot (19 prill) letrën e dorëheqjes kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, është i pasaktë.

Hibrid.info gjeti se fotografia me anë të së cilës është paraqitur pretendimi, është një model i shpërndarë nga IKD, se si do të mund të dukej një dorëheqje formale nga Kurti dhe anëtarët tjerë qeveritarë.

Bazuat në metodologjinë e vlerësimit të hibrid.info, ky pretendim vlerësohet si, “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere