Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

KQZ nuk ka publikuar sondazh për partitë

HIBRID

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka publikuar një artikull me titull “Votoni Në Sondazhin Online Nga KQZ: Cilën Parti Do Ta Votoni Ju , VV-Në LDK-Në Apo PDK-Në?”.

Ky artikull përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi që në tekst nuk ekziston asnjë sondazh online nga KQZ, siç pretendohet në titull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, ky portal i dyshimtë rezulton se ka sajuar këtë lajm në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në artikull. Lajmi është i vjetër i cili është publikuar në tetor të vitit të kaluar ku është bërë një sondazh me titull “Sondazh online: A duhet të jap dorëheqje presidenti Thaçi?”.

Teksti i artikullit të publikuar në “newsonline48h.com”:

Votoni Në Sondazhin Online Nga KQZ: Cilën Parti Do Ta Votoni Ju , VV-Në LDK-Në Apo PDK-Në?

Sondazhi është bërë në faqen online “strawpoll.com”, ku është një ndër faqet më të sakta të sondazheve në të cilën nuk mund të ketë manipulime dhe çdo votues mund të votojë vetëm një herë, e jo më shumë. Sondazhi është bërë në faqen online “strawpoll.com”, ku është një ndër faqet më të sakta të sondazheve në të cilën nuk mund të ketë manipulime dhe çdo votues mund të votojë vetëm një herë, e jo më shumë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newsonline48h.com”:

https://newsonline48h.com/tuv/news/2968?fbclid=IwAR1w_nrTbW8u2uI_ASTtqsXyMXUDMUcsMF29aD7ArGqBqqtWv5TAkziclPc
https://newsonline48h.com/tuv/news/2968?fbclid=IwAR1w_nrTbW8u2uI_ASTtqsXyMXUDMUcsMF29aD7ArGqBqqtWv5TAkziclPc

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit autentik të publikuar më 24 tetor 2020 nga portali “botasot.info”.

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1407923/sondazh-online-a-duhet-te-jap-doreheqje-presidenti-thaci/


Analiza:

Portali i dyshimtë “newsonline48h.com” ka përdorur një lajm të vjetër me sondazhin për Hashim Thaçin, të cilit i ka vënë titull të rremë në mënyrë që ta paraqesë atë si aktual. Në këtë artikull nuk gjendet asnjë sondazh online nga KQZ, siç premtohet në titull.

Ky shkrim është shpërndarë nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook e cila numëron mbi 90 mijë pëlqime. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere