Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kroacia nuk ka detyruar 5 anëtaret e BE-së që ta njohin Kosovën

HIBRID

Portali i dyshimtë “abandoned-news.com” që ka përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar një artikull me titull të sajuar “Përhajr na qoftë: Kroacia i detyroi 5 shtete që ta njohin Kosovën”.

Titulli i këtij artikull rezulton të jetë i rremë. Një gjë e tillë u vërtetua nga hulumtimi i bërë nga ekipi i hibrid.info, pas analizës së fakteve të kontrolluara.

Përpos titullit që është i sajuar, në përmbajtje të artikullit është vendosur një lajm i vërtetë, i publikuar në mediat online në gjuhën shqipe, ku paraqet fjalimin e ministrit të jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, të bërë gjatë forumit “GLOBSEC” (Bratislava Global Security Forum) të mbajtur më 16 qershor.

Radman, në fakt, kishte deklaruar se po kërkon nga 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë, por jo edhe t’i detyrojë ato, siç pretendohet në titullin e artikullit të “abandoned-news.com”.

Vegëza e artikullit me titull të rremë i publikuar nga “abandoned-news.com”:

https://abandoned-news.com/auh/2021/06/29/perhajr-na-qofte-kroacia-i-detyroi-5-shtete-qe-ta-njohin-kosoven/?fbclid=IwAR0h7vtraN9XQMu0iufATsEBPH4lX1-pnPl_WRONhMMFMtqbEt3ca267YNM
https://abandoned-news.com/auh/2021/06/29/perhajr-na-qofte-kroacia-i-detyroi-5-shtete-qe-ta-njohin-kosoven/?fbclid=IwAR0h7vtraN9XQMu0iufATsEBPH4lX1-pnPl_WRONhMMFMtqbEt3ca267YNM

Ministri i jashtëm i Kroacia, vend ky që mbanë presidencën e radhës gjashtëmujore në BE, ka deklaruar se do të angazhohet që, brenda këtyre muajve, të shfrytëzojë rastin që të kërkojë nga 5 shtetet, anëtare të BE-së, ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ai këto pohime i kishte bërë gjatë forumit “GLOBSEC”.

Vegëzat e mediave që kanë publikuar pjesë të fjalimit të ministrit korat Gordan Grlic Radman:

https://vijesti.hrt.hr/eu/grlic-radman-pozvao-posljednje-clanice-eu-a-da-priznaju-kosovo-2103834

https://sinjali.com/kryediplomati-kroat-kroacia-u-kerkon-5-anetareve-te-be-se-ta-njohin-kosoven/


Analiza:

Pretendimi i bërë në përmes titullit të “abandoned-neës.com”, rezulton të jetë i rremë, pasi që Kroacia nuk ka detyruar 5 shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën. Në fakt, autori i artikullit (abandoned-neës.com) ka përdorur lajmin e 16 qershorit, për të krijuar titull të rremë.

Ky portal i dyshimtë e ka shpërndarë këtë artikull me titull të sajuar në një faqe të Facebook-ut (Gazeta Aktive) që ka numër të madh të ndjekësve, për të rritur trafikun dhe, si rezultat i kësaj, është arritur edhe efekti negativ, dezinformimi i lexuesve.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.  

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere