Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Turqia e mbështet Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Turqia i vetmi shtet që e mbështet Albin Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit”, mban përshkrimin një postim i publikuar në TikTok.

Ky postim u publikua dje (12 gusht) nga llogaria në këtë platformë sociale që mban emrin “albinkurti_kryeministër”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, nuk është gjetur ndonjë informacion i publikuar nga burime kredibile, që dëshmon se qeveria turke ka dalë me ndonjë qëndrim lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “albinkurti_kryeministër”:

https://www.tiktok.com/@albinkurti_kryeminister/video/7402292991383129349

Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen zyrtare të presidencës turke, në rubrikën e njoftimeve, e që shihet se nuk ka asnjë informacion të publikuar në lidhje me qëndrimin e shtetit turk për hapjen e Urës së Ibrit. (shih këtu)

Edhe gjatë kërkimit në Google me fjalët kyçe në gjuhën turke “Türkiye İbri Köprüsü’nün açılışını destekliyor” (Turqia mbështet hapjen e urës së Ibrit), nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar nga burime kredibile në lidhje me këtë pretendim. (shih këtu)

Llogaria në TikTok “albinkurti_kryeministër” që ka publikuar këtë pretendim, numëron mbi 1 milion pëlqime e mbi 20 mijë ndjekës. (shih këtu)


Kontekst

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ura e Ibrit në Mitrovicë duhet të hapet.

Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin Kurti më 2 gusht, ka thënë se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha Hovenier për gazetarë pas takimit, raportoi Radio Evropa e Lirë.


Analiza:

Përmes një postimi në TikTok të publikuar dje (12 gusht) u pretendua se Turqia mbështet kryeministrin Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar nga burime kredibile që dëshmon të njëjtën.

Gjithashtu, as në ueb-faqen zyrtare të presidencës turke, në rubrikën e njoftimeve, por as në atë të MPJ-së turke, nuk ka asnjë informacion të publikuar në lidhje me qëndrimin e shtetit turk për hapjen e Urës së Ibrit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere