Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka thënë se “Kosova dhe Shqipëria do bashkohen për 18 muaj”

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazeta.lajmet.live” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti bën deklaratën e bujshme/ Kosova dhe Shqipëria do bashkohen për 18 muaj”.

Nga kontrolli i fakteve, rezulton që titulli i këtij artikulli nuk përputhet me pjesën e përmbajtjes.

Në titull pretendohet të paraqitet një deklaratë e pa qenë e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Në fakt, në përmbajtje del që këtë pohim e ka bërë analisti politik, Bleron Baraliu, i cili në emisionin “Pressing” në T7 është shprehur se për 18 muaj, Albin Kurti do ta bëjë bashkimin kombëtar.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazeta.lajmet.live”:

Albin Kurti bën deklaratën e bujshme/ Kosova dhe Shqipëria do bashkohen për 18 muaj

Bleron Baraliu, analist politik, ka thënë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përpara përfundimit të mandatit të tij si kryeministër do ta bëjë bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Baraliu këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’, teksa ka thënë se nuk beson se do ta arrijë një marrëveshje diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë. “Për 18 muj ka me e ba Albin Kurti bashkimin kombëtar. Nuk besoj që Albini ka me lëviz në qëndrimet e tyre. SHBA kanë me ndjekë interesin e tyre”, deklaroi ai. Ndërkaq, opinionisti Thaçi është shprehur i bindur se mbi 90 për qind e qytetarëve e përkrahin idenë e bashkimit kombëtar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazeta.lajmet.live”:

https://gazeta.lajmet.live/albin-kurti-ben-deklaraten-e-bujshme-kosova-dhe-shqiperia-do-bashkohen-per-18-muaj/?fbclid=IwAR2dT3LiIM4h26qJYkOsb4fNZl_PiDM7TNKfK4ZyCIkndsZKYM9y16e-B3M

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në “gazetaexpress.com” me deklaratën e analistit politik, Bleron Baraliu.


Analiza:                                                                                                      

Portali i dyshimtë “gazeta.lajmet.live” ka përdorur një deklaratë të analistit politik, Bleron Baraliu dhe këtij artikulli i ka vënë titull të rremë, duke u munduar ta paraqesë atë si deklaratë të Albin Kurtit. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky shkrim vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere