Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk mbajti takim me qytetarët në Mitrovicën e Veriut, por në atë të Jugut

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi u pretendua se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbajti fushatë në Mitrovicën e Veriut.

“Blindohet Mitrovica e veriut: Kryeministri Albin Kurti mban fushatë në Mitrovicen veriore, ku eskorta e kryeministrit shifet e parkuar mbi urën e ibrit, dhe numër i madh i përkrahësve e mirëpritën kryeministrin Kurti”, thuhet në përshkrimin e këtij postimi.

Ky pretendim u publikua në Facebook me datë 5 janar nga faqja “Lajme Nga Bota”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë.


Kurti në faqen e tij zyrtare në Facebook shkroi se takimi me qytetarët në Mitrovicë u organizua në Tetarin “Muharrem Qena”.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes Google Maps, në lidhje me lokacionin e këtij teatri, e që rezultatet shfaqin se ky objekt ndodhet në Mitrovicën e Jugut. (shih këtu)

Edhe në faqen zyrtare të Teatrit “Muharrem Qena” në seksionin About (rreth nesh), shfaqet adresa e këtij objekti, që gjendet në Mitrovicën e Jugut, pranë Urës së Ibrit. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se Kurti mbajti fushatë me qytetarët në Mitrovicën e Veriut, është i rremë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se takimi u mbajt në Teatrin “Muharrem Qena”, i cili ndodhet në Mitrovicën e Jugut.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë” përmbajtjen e publikuar në Facebook nga faqja “Lajme Nga Bota”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere