Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i rremë për ndihma me nga 250 euro për qytetarët e Kosovës

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com”, ka publikuar një artikull me pretendim se shteti i Kosovës do të ndajë nga 250 euro për secilin qytetarë.

Artikulli përmban titull të rremë, ndërsa në tekstin e tij është vetëm një status i një qytetari të Kosovës, i cili me datë 28 korrik në rrjetin social Facebook kishte dhënë si ide të shpërndahen këto mjete shkaku i pandemisë COVID-19.

Teksti i plotë i publikuar në GazetaProgresi.com:

Lajm fantastikë: 250 euro për secilin qytetarë në Kosovë nga kjo…?!

Sipas tij, shteti nuk ka kapacitete që ta bëjë këtë për qytetarët, derisa ka marrë shembuj të ngjashëm nga vendet e rajonit, që tashmë kanë implementuar një ide të ngjashme.

Këtë ide e ka dhënë një vullnetar në luftën ndaj Covid-19, Shenoll Muharremi.Shikojeni reagimin e plotë: Nëse Kosova i jep secilit qytetar të saj nga 250€ për me e ndihmuar ekonominë vendore, çka ndodhë? Po bankrotojshi €450,000,000 për një masë kaq të vogël dhe thjeshtë.ju ftojmë që ta hapni marketingun dhe prit kater sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive qe do befasoheni fill me posht

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/lajm-fantastike-250-euro-per-secilin-qytetare-ne-kosove-nga-kjo-2/?fbclid=IwAR3kq4ayXG9Jvi-DrTo4tLI9mT_xoEpc9EDRHDxj7mmAJpg8Gv2i_aqCS5w

Gjatë hulumtimit të bërë nga hibrid.info, u gjet edhe statusi i qytetarit (njohës i ekonomisë) Shenoll Muharremi në Facebook, i cili u përdor nga portalet e dyshimta për t’u paraqitur si vendim institucional, për të krijuar dhe shpërndarë lajme të rreme.

https://www.facebook.com/shenoll.muharremi/posts/3358794897515018


Analiza:

Artikulli i GazetaProgresi.com, përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere