[email protected]
Lajm i vjetër dhe me titull të rremë COVID-19
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT NGA QEVERIA E KOSOVES : Mund te rikthehemi ne Karantine nese…”, përmbajtja e së cilit nuk ngjason me titullin dhe i referohet një lajmi të vjetër rreth rasteve të konfirmuara me virusin Korona.

Artikulli origjinal i publikuar në Thedailybarta24.com:

LAJMI I FUNDIT NGA QEVERIA E KOSOVES : Mund te rikthehemi ne Karantine nese…

Vetëm sonte nga IKSHPK janë konfirmuar 77 raste të reja, nga gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive, transmeton Indeksonline.

Edhe sonte si mbrëmë numri më i madh i rasteve është nga rajoni i Prishtinës.

Ka shkuar në 1 mijë e 833 numri i rasteve të konfirmuara si të prekur me koronavirus.

Vetëm sonte nga IKSHPK janë konfirmuar 77 raste të reja, nga gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive, transmeton Indeksonline.

Edhe sonte si mbrëmë numri më i madh i rasteve është nga rajoni i Prishtinës.

Vegëza e artikullit të botuar në Thedailybarta24.com:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=2506

I njëjti tekst është nxjerr nga raportimet e më hershme të mediave, që tregojnë për rezultatet ditore e të infektuarve, shëruarve dhe vdekurve nga COVID-19, e publikuar nga IKShPK me 17 qershor.

Vegzat e lajmeve të publikuar në media më 17 qershor:

https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/kosov%C3%AB-me-77-raste-t%C3%AB-reja-shkon-n%C3%AB-1833-numri-i-t%C3%AB-infektuarve-me-covid-19/1880740

https://indeksonline.net/prishtina-perseri-me-numrin-me-te-madh-te-te-infektuarve-me-covid-19-nga-testimet-e-fundit-1/


Analizë:

Pas verifikimit nga hibrid.info, artikulli është i vjetër dhe titulli i tij nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others