Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe pretendim i sajuar: Nëna nuk i “nxjerrë në shitje” vajzat e saja adoleshente

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “kanë publikuar gjatë ditëve të fundit një artikull me titull “Nëna beqare nxjerr në sh.itje dy vajzat adoleshente: ‘Më nx.in jetën, merrini bëni ç’të doni’..!!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online për kontroll faktesh – “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në mediumin britanik “DailyMail.co.uk”, në vitin 2019.

Në këtë artikull shkruan se një nënë nga Uellsi i ri jugor, shtet në Australi, i ka bërë lutje autoriteteve përgjegjëse në këtë vend që, siç është shprehur,  “t’i marrë dy vajzat e saj adoleshente ‘duhanpirëse’ dhe gojëndyrë pasi ato e kërcënojnë me thikë”.

Pra, nuk është e vërtetë që kjo nënë ka nxjerrë në shitje vajzat e saja, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e publikuar nga këto portale të dyshimta.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “fakti.seedoof.com”, “news.abntimes24.com” dhe “og1.seedoof.com”:

https://fakti.seedoof.com/2022/10/16/nena-beqare-nxjerr-ne-sh-itje-dy-vajzat-adoleshente-me-nx-in-jeten-merrini-beni-cte-doni/?fbclid=IwAR34Afs0yvdNccK3llBjzTurqrgymhFMaSwGeRyaOhk4IJi4qhNEw4Ds0NM
https://news.abntimes24.com/2022/09/30/nena-beqare-nxjerr-ne-shitje-dy-vajzat-adoleshente-me-nx-in-jeten-merrini-beni-cte-doni/?fbclid=IwAR1NUKCraJJPgcrGDMRhP_iYjrIGAJEcn4TtskmoaQAkFrHBMQvMI_LQk9g
https://og1.seedoof.com/?p=356&fbclid=IwAR3PMTreL0e3l6BXwzpa5FQl2Nplll1eaGT-STtFeqgHRaTHn840V-ok0nQ

Ky artikull i sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si “Gazeta FAKTI”, “Albagraph7” dhe “Alb24”.


Artikulli autentik është publikuar në mediumin britanik “DailyMail.co.uk” me datë 5 mars 2019, që tregon për pakënaqësinë e kësaj nëne ndaj vajzave të saja, duke iu lutur shtetit që t’i marr ato. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar më 5 mars 2019 në mediumin britanik “DailyMail.co.uk”

Analiza:

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një ngjarje të vjetër të vitit 2019, të një nëne në Uellsin e ri jugor, e cila kishte bërë thirrje shtetit që t’i marr dy vajzat e saj, me arsyen se ato konsumojnë duhan dhe marihuanë, si dhe e kanë kërcënuar atë me thikë.

Ndërsa këto portale të dyshimta, në titull kanë pretenduar rrejshëm se kjo nënë ka nxjerrë në shitje vajzat e saj adoleshente.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere