Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull dhe fotografi të rreme

HIBRID

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendim të rremë se disa tanke po i afrohen kufirit të Kosovës.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në vitin 2018 nga portali “zëri.info”, ku pretendohej se “Serbia dërgon tanke në kufi me Kosovën”.

Gjithashtu, zëri.info kishte publikuar një video me përshkrimin se “shihen tanket serbe duke shkuar nga Presheva në drejtim të pikës kufitare në fshatin Muqibabë në kufi me Gjilanin”.

Pra, lajmi është i vjetër dhe nuk ka asgjë të vërtetë se aktualisht tanket po i afrohen kufirit me Kosovën, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “gazetamitrovica.com” dhe “newstoday74.com”:

Çfarë po ndodh: Pas avionëve ushtarak, kto tanke po ju afrohen sot kufirit të Kosovës

Pas provokimit qe beri dje Serbia me avion ushtarak mbi Presheve, sot sipas disa informacioneve tjera Serbia ka nisur disa tanke ne afersi te kufirit me Kosoven.Portali ‘Zëri.info’ e ka siguruar një video, ku shihen tanket serbe duke shkuar nga Presheva në drejtim të pikës kufitare në fshatin Muqibabë në kufi me Gjilanin.

Portali Zeri e ka siguruar një video, ku shihen tanket serbe duke shkuar nga Presheva në drejtim të pikës kufitare në fshatin Muqibabë në kufi me Gjilanin.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://gazetamitrovica.com/2021/09/12/cfare-po-ndodh-pas-avioneve-ushtarak-kto-tanke-po-ju-afrohen-sot-kufirit-te-kosoves/?fbclid=IwAR2_A1ksRz5SAdFqMyGTxCVWvGx1B4hvXNR05dGrv0VmZgqP0e0ob690-BE
https://newstoday74.com/2021/09/13/cfare-po-ndodh-pas-avioneve-ushtarak-kto-tanke-po-ju-afrohen-sot-kufirit-te-kosoves/?fbclid=IwAR3f1vhbOLi-4kCW3SHgOikmuA2ZQMaL2AHeT6dT8ROVEYP-0epL4pw75l4

Hibrid.info ka gjetur postimin autentik të publikuar në kohë reale (14 shkurt 2018) nga portali “zëri.info”.

https://www.facebook.com/watch/?v=1802286843124965

Në artikullin e publikuar nga këto portale të dyshimta, është vendosur një fotografi jo-adekuate, në të cilën shihen shumë tanke ushtarake. Por, pas hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është gjetur se e njëjta fotografi i takon ushtrisë së Nigerisë.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e një artikulli, në të cilën shihet se fotografia ka të bëjë me ushtrinë e Nigerisë.

https://www.thenigerianvoice.com/news/282249/renewed-operations-python-dance-crocodile-smile-in-eastern.html


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një lajm të vjetër me pretendimin ta paraqesin atë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Gjithashtu, këtij artikulli i është vënë edhe fotografi e sajuar, e cila pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që ka tanket e paraqitura në të janë të ushtrisë së Nigerisë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere