Të fundit | Thyerja e xhamit të një ambulance ndërlidhet pa bazë me “retorikë anti-serb… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se Marta Kos e uroi Kurtin para numërimit të… Të fundit | Paragjykohet se Avdyli, Reshitaj e Statovci nuk kanë fituar mandatin e depu… Të fundit | Çfarë keqinformatash mund të hasen pas zgjedhjeve? Të fundit | Protestuesit në Shqipëri nuk brohoritën “Duam Albin Kurtin”, por “Ju erdhi… Të fundit | Rishikimi i javës: Sondazhe të rreme zgjedhore e video me IA, pretendime pë… Të fundit | Publikohet Exit Poll i rremë duke keqpërdorur emrin e një kompanie franceze Të fundit | Pretendim i rremë për heqjen e monumentit të “Car Llazarit” pas zgjedhjeve Të fundit | Sondazh i rremë me emër të një organizate që figuron pasive në ARBK Të fundit | Deklaratë e pavërtetë që i atribuohet zyrtares amerikane për zgjedhjet në K…
[ ARTIKULLI ]

Turqia nuk i ka dhuruar Kosovës 62 automjete ushtarake “BMC Vuran”

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet pa fakte se Kosova ka pranuar nga Turqia edhe 62 automjete ushtarake “BMC Vuran”.

Ky pretendim u publikua dje (20 gusht) në TikTok nga llogaria “fskkosova2024”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i tillë i publikuar nga burime kredibile. Gjithashtu, video-materiali i përdorur në këtë rast është i vitit 2021.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “fskkosova2024”:

https://www.tiktok.com/@fskkosova2024/video/7405281618228710662?_r=1&_t=8p39zWOG0kY

Hibrid.info, duke përdorur programin e automatizuar “InVID”, ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë, i publikuar më 2 nëntor 2021 nga llogaria në gjuhën turke “beratunal060”. (shih këtu)

Në automjetin ushtarak “BMC Vuran” që shfaqet në video, shihet edhe një logo. Hibrid.info ka arritur ta verifikojë të njëjtën, e që rezultatet tregojnë që logoja i përket Njësisë Speciale të Policisë së Turqisë (këtu). (shih fotografinë më poshtë)


Në korrik të 2021-ës, “evropaelire.org” pati shkruar në burime se Kosova ka nënshkruar kontratën me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara të tipeve “Vuran” dhe “KIRPI”. (shih këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një postimi në TikTok, llogaria “fskkosova2024” ka pretenduar rrejshëm se Turqia i ka dhuruar Kosovës 62 automjete ushtarake “BMC Vuran”.

Për më shumë, postimi përmban video të vjetër (2021) dhe në automjet gjendet logoja e Njësisë Speciale të Policisë turke.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere