[email protected]
Lajm i vjetër me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “U ndahen nga 18 mijë Euro të gjithë deputetëve si ‘Ndihmë’ për krizën e pandemisë”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i sajuar dhe lajmi i vjetër, ndërsa i njëjti është shpërndarë me pretendimin të paraqitet si aktual.

Lajmi autentik është i publikuar në gusht të vitit 2020, ku është bërë e ditur se që nga fillimi i vitit 2020 janë mbajtur vetëm 31 seanca, ndërsa pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro.

“Përveç pagës prej 1547 euro bruto, ata gëzuan dhe të drejta të tjera për çdo aktivitet shtesë. E për 6 muaj, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa llogaritur mëditjet për aktivitetet të tjera jashtë seancave, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro”.

Pra në asnjë rast nuk thuhet se janë ndarë nga 18 mijë euro për deputetët si “ndihmë” për krizën e pandemisë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Që nga fillimi i vitit janë mbajtur vetëm 31 seanca, pagat e deputetëve i kanë kushtuar buxhetit mbi 1 milion euro. Që kur u betuan deputetët në shkurt të këtij viti, kjo sallë ishte më shumë e zbrazët sesa e mbushur.

Kjo për shkak të pandemisë e cila pamundësoi, të mbaheshin seancat që ishin planifikuar. E kur ato thirreshin, shumë deputetë i bojkotonin dhe salla zbrazej pasi në shumë raste nuk kishte kuorum. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/20/u-ndahen-nga-18-mije-euro-te-gjithe-deputeteve-si-ndihme-per-krizen-e-pandemise-2/?fbclid=IwAR3DNrLJjcBdKM8-DE6LSpgdMOfrwD8WQ5mqkW1PLkpYGfSU8Xw6vEeyC2o

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa media online.

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=454529

https://ekonomiaonline.com/politike/mbi-1-milion-euro-rroga-per-deputetet-prej-fillimit-te-vitit/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others