Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Trumpi nuk e ka vlerësuar Kurtin, videoja është e gjeneruar me IA

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video-material ku shfaqet Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke dhënë vlerësime pozitive për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (3 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “iwu.agency”.

Çka nuk shkon me videon?

Videoja në fjalë është përmbajtje e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Përmbajtja është gjetur e publikuar edhe në Facebook, nga një llogari me emrin “Ngadhnjim Kajtazi”, sikurse edhe në Instagram nga llogaria “rifadijenimanaj”.

Hibrid.info ka kontrolluar përmes “HiveModeration.com”, platformë për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga IA, në bazë të vlerësimit të së cilës, mund të vlerësohet se pamja e trajtuar, në përgjitësi, ka mundësi të përmbajë përmbajtje të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Hibrid.info ka hulumtuar edhe përmes makinës së kërkimi, “Google” dhe nëpërmjet platformës për shpërndarje të videove, “Youtube”, por nuk është hasur asnjë material apo fakt që konfirmon se Donald Trump ka shprehur çfarëdo opinioni për Albin Kurtin.

Për këtë video ka raportuar edhe një portal informativ në gjuhën shqipe, “epilogu.com”, i cili në një artikull të cilin e ka gjetur hibrid.info, pretendon pa bazë se rregullimi i saj është iniciuar nga disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).


Analiza:

Pretendimi se presidenti Trump ka komentuar kryeministrin Kurti, duke vlerësuar karakterin e tij prej lideri dhe politikani, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se kjo përmbajtje ka të ngjarë të jetë krijuar nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere