Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pa bazë nga “Alo.rs” se shtatorja është ngritur nën dijeninë dhe dëshirën e Kurtit

FESTIM RIZANAJ

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull më 14 shkurt lidhur me shtatoren e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të zbuluar në Peran të Podujevës.

Ky medium, duke iu referuar një burimi të pa identifikueshëm, pretendon se shtatorja në fjalë është ngritur nën dëshirën dhe dijeninë e Kurtit.

Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info, nuk është gjetur ndonjë reagim i kryeministrit Kurti lidhur me shtatoren e ngritur në Peran të Podujevës.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/870096/kurtijeva-poslednja-nada-kosta-kao-stan-ovako-izgleda-njegova-morbidnost-sam-ga-je-sebi-podigao/vest

Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Siç mëson Alo, Kurti ishte i kënaqur me idenë e çuditshme për t’i ngritur një monument gjatë jetës së tij.

– Sidomos sepse në Podujevë gjendet edhe një bust i Adem Demaçit, mësuesit të Kurtit – na tha burimi.


Shtatorja e kryeministrit Albin Kurti është zbuluar në fshatin Peran të Podujevës. Kjo vepër është vendosur në oborrin e mërgimtarit Sabahudin Uka, i cili ka thënë se vlera e saj është rreth 50 mijë eurove.

Siç bënë të ditur pronari i shtatores, ideja ka ardhur para tri viteve (2021) kur Kurti i fitoj zgjedhjet dhe është bërë vetëm për dëshirën e tij, sepse kryeministrin e konsideron, siç thotë ai, “idoll”.  Po ashtu, Uka, për media ka bërë të ditur se nuk është takuar kurrë me Kurtin, përkundër dëshirës së madhe për ta takuar. (këtu)

Sa i përket pretendimit se Kurti a ka qenë në dijen për shtatoren dhe se a është bërë me dëshirën e tij, pronari i shtatores Sabahudin Uka bënë të ditur se nuk kanë pasur mundësi ta njoftojë kryeministrin e Kosovës, por se me gjasë sipas tij, ai ka dëgjuar në media për ngritjen e shtatores. (këtu)

Hibrid.info, gjatë kërkimeve të bëra, nuk ka gjetur ndonjë deklaratë të Kurtit në media apo llogaritë zyrtare në mediat sociale lidhur me shtatoren. (këtu, këtu)

Pra, pretendimi se është shtaroja është bërë dhe ngritur nën dijeninë dhe dëshirën e Kurtit nuk qëndron.


Analiza:

U pretendua pa fakte nga mediumi në gjuhën serbe se shtatorja e Kurtit është ndërtuar nën dijeninë dhe dëshirën e tij.

Pronari i shtatores e potencon faktin se shtatorja është ndërtuar për dëshirën e tij dhe se asnjëherë nuk është takuar me kryeministrin Kurti.

Në bazë të metodologjisë së vlerësimit, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si dezinformatë.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere