[email protected]
Lajm i vjetër me titull të sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “dailybanglainfo.com” ka publikuar një artikull duke thënë se nga sot (12 tetor) do të mbyllen të gjitha lokalet, kafiteritë dhe restorantet në Kosovë, shkaku i pandemisë COVID-19.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja e tij është e vjetër dhe e ndryshuar nga testi autentik.

Lajmi është i muajit gusht, në të cilin flitet për aksionin e Inspektoratit dhe policisë kishin për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizikë dhe juridikë të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Teksti origjinal i publikuar në dailybanglainfo.com:

Nga Sonte Merret ‘Vendim I Prerë’, Mbyllen Të Gjitha Lokalet, Kafiterit Dhe Restorantet Në Gjithë-

Nga sonte merret ‘Vendim i prerë’, mbyllen të gjitha lokalet, kafiterit dhe restorantet në gjithë Kosovën.

Inspektorati dhe policia kanë nisur një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-korona nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Aksioni do të zhvillohet në gjithë territorin e Kosovës.

Vendet, lokalet, marketet, lokalet dhe gjithçka tjetër që nuk i zbaton masat, pritet të i vendoset shiriti.

Vegëza e artikullit të botuar në dailybanglainfo.com:

http://dailybanglainfo.com/blog/2020/10/11/nga-sonte-merret-vendim-i-prere-mbyllen-te-gjitha-lokalet-kafiterit-dhe-restorantet-ne-gjithe/?fbclid=IwAR2UBIyqDbmUsET0JldTkHr8njm5yMWyOm3caI7dLEwrIB87QDpyN9BEW6I


Më poshtë mund ta gjeni lajmin autentik, i cili është publikuar në muajin gusht:

https://klankosova.tv/ekskluzive-inspektorati-dhe-policia-sonte-ne-aksion-rigoroz-neper-gjithe-kosoven/

Analiza:

Artikulli përmban titull të sajuar, si dhe ka përmbajtje të vjetër dhe të ndryshuar qëllimisht në mënyrë që të tërheqë lexues. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others