Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografitë që paraqesin ushtarë me flamuj të Shqipërisë dhe Izraelit janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje me fotografi, ku shihen ushtarë pranë njëri tjetrit teksa mbajnë në duar flamurin e Shqipërisë dhe atë të Izraelit.

Ky material është publikuar (30 gusht) nga llogaria me emrin “don.gustavo2” në TikTok.

Çka nuk është në rregull?

Pas verifikimit nga hibrid.info, del të jetë se fotografitë e publikuara nga kjo llogari në TikTok janë të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale.


Vegëza e materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “don.gustavo2”:

https://archive.is/puzI7


Përmbajtja është shikuar mbi 25 mijë herë dhe ka 124 komente, në bazë të së cilave vërehet se pretendimi mund të merret si i mirëqenë nga audienca. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka analizuar imazhet me aplikacionin për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale. Në bazë të rezultateve të shfaqura nga aplikacioni “Hive Moderation”, dëshmohet se imazhet me 92.2% të gjasave, ka mundësi të jenë prodhim i inteligjencës artificiale. (këtu)

Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton përmbajtje të ngjashme (shih këtu).


Analiza:

Imazhet e publikuara ku shihen disa ushtarë me flamuj kombëtarë shqiptarë e izraelitë nuk janë reale.

Hibrid.info ka vërtetuar se të njëjtat janë të gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere