Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Molliqaj nuk ka thënë se preferon Listën Serbe para Kurtit

HIBRID

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” vazhdon të publikojë lajme jo të vërteta. Këtë herë ka publikuar një artikull me titull “Molliqaj: ‘Më përpara bashkpunojm me listen Srbska, se me Albin Kurtin’”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është konstatuar se ky artikull ka titull dhe përmbajtje të sajuara, meqenëse lajmi i pretenduar nuk është publikuar në asnjë medium kredibil.

Teksti i artikullit të publikuar nga Kosalb.net:

Molliqaj: ‘Më përpara bashkpunojm me listen Srbska, se me Albin Kurtin.’

Kryetrari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se partia e tij momentalisht nuk e ka në plan të bëj koalicion me asnjë parti, por ai tha më përpara bëjm marrëveshje me listen Srbska, sesa me Albin Kurtin.

Molliqaj tha: ‘Ne si parti asnjëherë nuk bëjm marrëveshje me Kurtin, me përpara hyjm ne koalicon me Listen Srbska sesa me Vetëvendosjen.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii pamjjet

Vegëza e artikullit të publikuar nga Kosalb.net:

https://kosalb.net/molliqaj-me-perpara-bashkpunojm-me-listen-srbska-se-me-albin-kurtin/

Analiza:

Shkrimi nga Kosalb.net përmban titull dhe tekst të rremë. Pas verifikimit nga hibrid.info ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”. Ky lloj i artikullit, me anë të titullit të rremë synon që të tërheqë lexuesit dhe të përfitohet materialisht përmes klikimeve të arritura nga shpërndarjet në rrjete sociale.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere