[email protected]
Pretendim i rremë se Kurti dëshiron vrasjen e Vuçiqit
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar sot (16 shkurt) një artikull me pretendimin tendencioz në titull se “Kurti dëshiron vrasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq”.

Ky pretendim i bërë në titull ndërlidhet me një raportim të mediumit kosovar në gjuhën shqipe “Gazetaexress.com”, të cilit i referohen, pa fakte, si i afërt me kryeministrin Albin Kurtin, për protestat e 15 shkurtit të së djathtës në Serbi kundër dialogut me Kosovën dhe, nga ku, u bënë thirrje, siç thuhet në artikull, për vrasjen e nënshkruesit potencial të marrëveshje me Kosovën, duke aluduar në presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Autori i artikullit shton se, Kurti dhe mediat e tij, gëzohen dhe falënderojnë për kaosin e krijuar në Beograd ku u shkel flamuri serb dhe nga ku u bënë thirrje për vrasje të presidentit Vuçiq.  

Vegëza e artikullit të publikuar në “informer.rs”:

https://informer.rs/vesti/politika/771924/sada-sve-jasno-kurti-prizeljkuje-ubistvo-vucica-siptarski-mediji-zadovoljstvom-pratili-divljanje-ispred-predsednistva

Titulli dhe pjesë të artikullit të publikuar në “Informer.rs”:

“TANI GJITHÇKA ESHTE E qartë! Kurti dëshiron të vrasë Vuçiqin? Mediat e Shiptarit e kanë përcjellë me kënaqësi tërbimin para Presidencës”

Mediat e Kurtit me kënaqësi kanë përcjellë tërbimin e mbrëmshëm në zemër të Beogradit.

Kur Damjan Knezheviq, Boshko Obradoviq dhe nacionalistët e Vuk Jeremiqit shkelin flamurin serb, thërrasin për kaos dhe vrasjen e Vuçiqit, atëherë Kurta dhe Prishtina gëzohen dhe falënderojnë! Këtë e dëshmon edhe Gazetaexpress, e cila më shpejt dhe më mirë ka publikuar lajmet për protestat në Beograd.


Në titullin e artikullit të publikuar nga “Informer.rs” edhe pse në trajtë pyetëse pretendohet pa ofruar asnjë dëshmi apo pa cituar asnjë burim që e mbështet pretendimin se “Kurti dëshiron vrasjen e Vuçiqit”.

Edhe mediumi në gjuhën serbe i referohet “Gazetwsexpress.com” që, siç e quajnë, “medias së Kurtit”. Megjithatë, asnjë raport nga shoqëria civile apo të ngjashëm të publikuar për mediat në Kosovë, nuk ofrohet ndonjë lidhje të pushtetit aktual (kryeministrit Kurti) në Kosovë me ndonjë media. “Gazetaexpress.com” apo kompania amë e këtij mediumi “Media Works Sh.P.K”, e cituar nga mediumi në gjuhën serbe, nuk ka ndonjë lidhje të evidentuar me pushtetin aktual me Kurtin në Krye. (shih impresumin e këtij mediumi këtu dhe të dhënat e biznesit nga ARBK, këtu)


Analiza:

E përditshmja në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin tendencioz në titull se Kurti dëshiron vrasjen e  presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Për më tepër, sipas autorit, “Kurti dhe mediat e tij gëzohen dhe falënderojnë për kaosin e krijuar në Beograd ku u shkel flamur serb dhe ku bë thirrje për vrasje të presidentit Vuçiq”.

Edhe pse në trajtë pyetëse pretendohet pa ofruar asnjë dëshmi apo pa cituar asnjë burim që e mbështet pretendimin se Kurti dëshiron vrasjen e Vuçiqit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këto pretendime i vlerëson si “Lajm i rremë”, pasi që dy pretendimet e ngritura si “Kurti dëshiron vrasjen e Vuçiqit” edhe se “’Gazetaexpress.com është medium i Kurtit”, janë tërësisht të pabaza dhe janë krijuar si tregim i sajuar.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others