[email protected]
Lajm i vjetër me titull të sajuar dhe që nuk përshkruan ngjarjen
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me pretendim se ka ndodhur një rrahje në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është konstatuar se artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër i publikuar në korrik të vitit 2020, ku portali “gazetaexpress.com” kishte raportuar se “Disa burime kanë bërë të ditur se pas kësaj mbledhjeje, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, është përfshirë në një përplasje me deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Kujtim Shala”.

Gjithashtu fotografia e përdorur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi ajo i përket një rrahjes që kishte ndodhur në parlamentin e Turqisë.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Një incident ka ndodhur pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, raporton Gazeta Express.Disa burime kanë bërë të ditur se pas kësaj mbledhjeje, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, është përfshirë në një përplasje me deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

Paraprakisht Shala dhe Gjyshinca kishin pasur edhe një përplasje në Komision. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/30/rahje-ne-kuvend-te-kosoves-ne-mes-ldk-se-dhe-lvv-se/?fbclid=IwAR0BiOsJUr6N87nFlTuFMcU6rLh3LvRreYyv9LpJTk1c0GzqeHqGMFA00vA

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në korrik të vitit 2020 nga “Gazetaexpress.com”:


Fotografia është marrë nga një video e vitit 2018, kur deputetët e Parlamentit turk ishin përleshur mes vete.

Më poshtë mund të gjeni videon nga ku është marrë fotografia, e cila u publikua në Facebook nga “VOA – Zëri i Amerikës.

https://www.facebook.com/177134534535/videos/10156122216719536


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilit i ka vënë titull të sajuar si dhe fotografi jo adekuate, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton se artikulli në fjalë përmban titull të rremë, si dhe fotografi e cila nuk përputhet me përmbajtjen, pasi e njëjta i përket një ngjarje që përshkruan një përleshje mes deputetëve që kishte ndodhur në Parlamentin e Turqisë. Pra, ajo nuk ka të bëjë asgjë me deputet e Kuvendit të Kosovës, siç pretendohet rrejshëm në titull.

I njëjti artikull është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

Hibrid.info bazuar në metodologjinë së punës, e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others