Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet si aktual, lajmi i vjetër për ndalimin e hyrjes së Petar Petkoviqit në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një faqe në Facebook me emrin “Mbeshtetesit e Albin Kurtit”  ka publikuar (24 mars) një imazh të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq me mbishkrimin që paraqet deklaratën e tij, “Albin Kurti edhe sot ma ndaloi hyrjen në Kosovë”.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se kjo deklaratë e Pektoviq, ishte bërë në korrik të vitit 2022, kur ky i fundit nuk ishte lejuar të hynte në Kosovë (këtu), gjë e cila nuk sqarohet në përmbajtjen e publikuar nga faqja në fjalë.

Bazuar edhe nga komentet në publikim, hibrid.info vlerëson se mos qartësimi i kontekstit kohor i ngjarjes së ndodhur, mund t’i bëjë lexuesit të mendojnë se ngjarja është aktuale.


Vegëza e imazhit të publikuar nga “Mbeshtetesit e Albin Kurtit” në Facebook:

https://www.facebook.com/qeveriakurtii2/posts/pfbid02tdeirmZ7gnYxs4BUmtkr2DgoyDwnEG2GN6dkSfwLqj3Nb6bR66MAwS9PuXfq2qkwl


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info e ka gjetur përmbajtjen e njëjtë të publikuar nga portali informativ “sinjali.com”, në faqen në Facebook, më 13 korrik të vitit 2022 (shih këtu).

Po ashtu nga hulumtimi më tutje i hibrid.info,  janë gjetur artikuj nga mediat tjera të cilat kanë raportuar për ngjarjen në fjalë, në të cilat dëshmohet se kemi të bëjmë me ngjarje të ndodhur në vitin 2022 (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Lajmi i publikuar më 24 mars që njofton se drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq është deklaruar, “Albin Kurti edhe sot ma ndaloi hyrjen në Kosovë”, është i vjetër.

Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur se lajmi ishte publikuar më 13 korrik të vitin 2022, gjë e cila nuk bëhet e qartë nga faqja “Mbeshtetesit e Albin Kurti”.

Bazuar në faktin që lajmi mund të lëxohet si aktual nga lexuesit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere