Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk bëhet e qartë në titull, fotografi e as në përmbajtje që artikulli paraqet një opinion

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

“Të verbuar nga lufta e brendshme, Perëndimi I zhgënjyer edhe nga opozita në Kosovë” mbanë titull një artikull i publikuar sot (21 prill) në portalin informativ “ntv.al”. 

Artikulli është ilustruar me fotografi ku shihen tre liderët e partive opozitare në Kosovë, Ramush Haradinaj nga AAK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK. 

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se artikulli i publikuar paraqet një opinion, por që një gjë e tillë nuk është bërë e qartë nga publikuesi.

Titulli, fotografia e as përmbajtja, nuk e saktëson se artikulli paraqet një opinion, çka mund të nënkuptohet se artikulli përbën lajm.


Vegëza e artikullit të “ntv.al”, të publikuar më 21 prill:

https://archive.is/mrkum


Pas kërkimeve të bëra në sferën digjitale është gjetur se teksti i artikullit i publikuar nga “ntv.al” është i njëjtë me opinionin e analistit, Baton Haxhiu, publikuar në portalin informativ “Albanianpost.com”. (këtu)

Përderisa artikulli i publikuar në “albanianpost.com” mbanë titullin “Si mund të kërkojë dikush më shumë?’ dhe bëhet e ditur se është shkrim autorial i analistit, Baton Haxhiu, në artikullin e publikuar nga “ntv.al” titulli dhe fotografia ilustruese është ndryshuar dhe nuk bëhet e ditur se i njëjti është opinion.

Artikulli ka trajtuar një shkrim autorial të analistit Haxhiu, i cili flet për gjendjen politike të Kosovës dhe qasjen e kryeministrit, Albin Kurti, ndaj fuqive politike evropiane.

Ndër të tjera, Haxhiu shkruan se “të verbuar nga lufta e brendshme, pushteti dhe opozita, Kosovën e marrin si të mirëqenë” dhe “partnerët e Kosovës po ashtu janë shumë të zhgënjyer me mungesën e një qëndrimi të qartë nga opozita.”

Titulli i artikullit të publikuar nga “ntv.al”, “Të verbuar nga lufta e brendshme, Perëndimi I zhgënjyer edhe nga opozita në Kosovë”,  paraqet një kombinim të fjalive të mësipërme, por duke mos e specifikuar se paraqet opinionin e  analistit Haxhiu.


Analiza:

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Ntv.al” ka publikuar një artikull me titull “Të verbuar nga lufta e brendshme, Perëndimi I zhgënjyer edhe nga opozita në Kosovë” duke e ilustruar më fotografi ku shihen tre liderët e opozitës.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se artikulli i referohet një opinion të analistit Baton Haxhiu, të publikuar në “albaninanpost.com”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere