Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër: Nuk u kërkuan punëtorë nga Kosova

HIBRID

Portali i dyshimtë “gazeta-aktive.info” ka publikuar një artikull me titull “Nxitoni Gjermania Kërkonë Punëtorë: Paga 30 Mijë Euro Në Vit Plus Banesa E Paguar!”.

Nga kontrolli i fakteve të bërë nga hibrid.info, del që ky artikull të përmbajë titull tendencioz dhe të sajuar, pasi i njëjti është i vjetër dhe ka të bëjë me konkursin e hapur në vitin 2018 nga Aeroporti i Frankfurtit. Ndërsa portali “gazeta-aktive.info” mundohet ta paraqesë këtë lajm si aktual.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, del që ky artikull së pari është publikuar nga portali kosovar “zëri.info” në prill të vitit 2018.

Megjithatë, në lajmin autentik të publikuar nga disa media gjermane, thuhet se Aeroporti i Frankfurtit kërkonte punëtorë nga shtetet si Greqia, Bullgaria dhe Kroacia. Gjë e cila nuk është bërë e ditur as nga portali “zëri.info”, duke lënë të kuptohet se mundësia e aplikimit është e hapur për të gjithë të interesuarit nga të gjitha shtetet.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazeta-aktive.info”:

https://gazeta-aktive.info/?p=223&fbclid=IwAR25HDVvghaXezPHbElEhtWceKa1-5vzlWVmuOOtr4hiD5U7TW1ps7sr9Gs
https://gazeta-aktive.info/?p=223&fbclid=IwAR25HDVvghaXezPHbElEhtWceKa1-5vzlWVmuOOtr4hiD5U7TW1ps7sr9Gs

Vegëza e artikullit të publikuar nga “zëri.info” më 19 prill 2018:

https://zeri.info/ekonomia/195626/gjermanet-kerkojne-punetore-paga-30-mije-euro-plus-banesa-e-paguar/

Drejtori i departamentit të burimeve njerëzore në Aeroportin e Frankfurtit, Michael Müller, kishte deklaruar se ata do t’u drejtohen punëkërkuesve kryesisht nga shtetet anëtare të BE-së si Greqia, Bullgaria dhe Kroacia.

“Ne duam t’u drejtohemi punëtorëve kryesisht në Greqi, Bullgari dhe Kroaci drejtpërdrejt për të marrë një punë në Aeroportin e Frankfurtit”, u shpreh Müller për Agjencinë Gjermane të Shtypit – DPA.

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa media gjermane.

https://www.wz.de/wirtschaft/am-flughafen-werden-arbeitskraefte-knapp_aid-25628633

https://www.airliners.de/fraport-mitarbeiter-ausland/44571


Analiza:

Portali “gazeta-aktive.info” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual. Ky lajm në mediat kosovare së pari është publikuar më 19 prill 2018 nga portali “zëri.info”, i cili gjithashtu nuk kishte bërë të ditur se kërkimi i punëtorëve nga Aeroporti i Frankfurtit është për shtetasit e vendeve si Greqia, Bullgaria dhe Kroacia. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se artikulli në fjalë të vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere