Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Lajmet e rreme pas infektimit të Trump-it: Ai kurrë nuk tha se COVID-19 është mashtrim

HIBRID

Menjëherë sapo Presidenti Trump njoftoi se ai dhe gruaja e tij Melania ishin testuar pozitivisht me Covid-19, filluan publikime dhe shpërndarje të lajmeve të rreme në internet që ndërlidheshin me këtë temë.

Ndër thashethemet kryesore ishin pretendimet se presidenti e quajti virusin një “mashtrim” dhe se një aeroplan ushtarak ” doomsday plane” (emërtim jozyrtar i një tipi aeroplanësh që përdoret si Postë e Komandës Ajrore në një rast lufte bërthamore, katastrofe ose konflikti tjetër në shkallë të gjerë) u lëshua për shkak të këtij lajmi.

Disa madje spekuluan – pa prova – se diagnoza ishte e falsifikuar.

Njësiti kundër-dezinformatë i BBC-së, sjell disa shembujt të pretendimeve që kanë tërhequr më shumë lexueshmëri në internet.


Trump nuk e quajti Covid-19 një “mashtrim”

Presidenti Trump ka përhapur disa informacione të paprovuara dhe të rreme rreth Covid-19. Por pas diagnozës së tij pozitive, ka edhe thashetheme të rreme që qarkullojnë për gjëra që ai nuk i tha.

Për shembull, ai kurrë nuk e quajti virusin një “mashtrim” – gjë që u tha në disa postime virale të mediave sociale.

Një konfuzion i tillë ka mund të krijohet nga disa deklarata të presidentit të SHBA-ve gjatë fazës së parë të përhapjes së virusit, kur ai akuzoi Demokratët për “politizimin e koronavirusit” – pastaj duke u argumentuar për keqinterpretim që iu bënë atij rreth COVID-19, ai tha se të gjitha ishin një “mashtrim”.

Në fakt Presidenti herë pas here ka injoruar rekomandimet e distancimit shoqëror dhe maska, dhe në fillim të vitit në Twitter ai promovoi hidroksiklorokinë, një trajtim të paprovuar të virusit Korona.


Analiza

Nga Marianna Spring, specialiste e dezinformimit dhe reporter i mediave sociale

Dezinformimi në internet përhapet shpejt duke ndjekur ngjarje të mëdha dhe të reja. Natyrisht edhe kjo temë nuk mund të jetë një përjashtim.

Përkundrazi, në këto rrethana të veçanta, temat qe ndërlidhen me presidentin e SHBA-ve dhe me virusin Korona, në këtë kohë zgjedhjesh janë shumë pjellore për informacione të këqija dhe teori konspirative.

Konfuzioni dhe paniku pjesërisht e shpjegojnë atë. Infektimi i një udhëheqësi botëror ngre shumë pyetje – dhe shqetëson shumë njerëz.

Vetë Presidenti ka fituar një reputacion për përhapjen e pretendimeve mashtruese për virusin Korona dhe për të ulur ashpërsinë e tij. Dhe kjo i ka dhënë mjaft zemër kundërshtarëve të tij.

Në anën tjetër, të gjithë duhet pasur parasysh disa premisa kryesore kur të lexojnë lajme kontradiktore: gjithmonë mendoni për burimin e një postimi në mediat sociale. Pyesni se si ju bën të ndiheni. Dhe mendoni për motivet që mund t’i kenë publikuesit e lajmeve të tilla.

(Analizë e kontrollit të fakteve nga BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere