Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Zvicra ka dhënë mbështetje të papritur për Kosovën

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “multinewz.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një deklaratë e mësueses Albana Bejta-Gjocaj, e cila kishte organizuar aktivitete të ndryshme me fëmijë për shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në shkollën shqipe të Kreuzlingen-it, në kantonin e Thurgau-t.

Gjatë hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga mediumi online në Zvicër që publikon artikuj në gjuhën shqipe “Albinfo.ch”.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “multinewz.com”:

Urime Kosovë!! Sapo erdhi një mbështetje e papritur nga Zvicra!!

-ShkoIIa si vattër e mësimit ka deetyrë parësorë edukimin enxenesve me ndjenjën kombëtare.

ShpaIIja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 , ishte kuroreezim i një rrugëtimi të dhimbshëm dhe sak rif ice e gjithmbarshme.

DitëIindja e Kosovës është arritja më e madhe e kombit shqiptar që nga Pavarësia e Shqipërisë.

Kemi obIigim moraI ndaj feemijeve tanë , që atta ti njoftojmë me kuIturën e popuIIit tonë.

E ciIa organizoi aktiviteete të ndryshme me feemije për shënimin e kësaj dite , në shkoIIën shqipe , kjo eshte nje mbeshteetje e madhe per ne.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “multinewz.com”:

https://multinewz.com/urime-kosove-sapo-erdhi-nje-mbeshtetje-e-papritur-nga-zvicra/?fbclid=IwAR38v4VO-hP9hvYXRCK-Be4Vu_z9OkXmiBh7LVgTjZPz3jYvs4r-1qXzU9s

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)


Portali i dyshimtë “multinewz.com” ka publikuar artikullin e “Albinfo.ch”, të cilit më pas i ka vënë titull të rremë si dhe fotografi jo adekuate.

Në fotografinë ilustruese, ky portal i dyshimtë ka vënë portretin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ndërsa në prapavijë shihet flamuri i Kosovës dhe ai Zvicrës.

Vegëzën e artikullit autentik të publikuar në median online “Albinfo.ch”, ku tregon se dita e pavarësisë së Kosovës është festuar edhe në shkollat shqipe në Zvicër, mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “multinewz.com” ka publikuar një artikull të medias online “Albinfo.ch”, ku tregon se në shkollën shqipe të Kreuzlingen-it, në kantonin e Thurgau-t, mësuesja Albana Bejta-Gjocaj, e cila kishte organizuar aktivitete të ndryshme me fëmijë për shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të rremë se shteti i Zvicrës sapo ka dhënë një mbështetje të papritur për Kosovën, si dhe në fotografinë ilustruese ka vendosur portretin e Albin Kurtit e në prapavijë shihet flamuri i Kosovës dhe ai i Zvicrës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere